COVID-19 në Kosovë, 871 raste të reja dhe 12 viktima në 24 orët e fundit

COVID-19 në Kosovë, 871 raste të reja dhe 12 viktima në 24 orët e fundit

Foto ilustruese

KOSOVË- Rritet sërish numri i infektimeve me COVID-19 në Kosovë. Gjatë 24 orët e fundit kanë rezultuar pozitiv me koronavirus 871 persona dhe janë raportuar 12 viktima.

Në raport me ditën e djeshme vihet re një rritje e ndjeshme e numrit të infektimeve nga koronavirusi.

Numri i personave të cilët kanë arritur të fitojnë betejën me COVID-19 është 642 gjatë 24 orët e fundit.

Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 249 raste, Prizren 93 raste, Ferizaj 89 raste, Gjilan 69 raste, Mitrovicë 59 raste, Gjakovë 44 raste, Pejë 44 raste, Podujevë 32 raste, Vushtrri 29 raste, Fushë-Kosovë 26 raste, Kamenicë 17 raste, Lipjan 17 raste, Obiliq 14 raste, Klinë 11 raste, Malishevë 11 raste, Istog 10 raste, Kaçanik 9 raste, Shtime 9 raste, Viti 9 raste, Suharekë 7 raste, Drenas 6 raste, Dragash 5 raste, Rahovec 5 raste, Skenderaj 3 raste dhe me nga një rast komunat Deçan, Hani i Elezit, Kllokot dhe Leposaviq.

Rastet e vdekjes janë nga komunat: Vushtrri 3 raste (83, 79, 77 vjeç), Gjakovë 2 raste (65, 64 vjeç), Podujevë 2 raste (76, 65 vjeç), Lipjan 1 rast (84 vjeç), Prishtinë 1 rast (69 vjeç), Prizren 1 rast (81 vjeç), Skenderaj 1 rast (88 vjeç), Suharekë 1 rast (63 vjeç).

Numri total i infektimeve ka shkuar 96.212, ndërkohë që ai i viktimave është 1.960 në të gjithë vendin që nga fillimi i pandemisë, duke përfshirë edhe përditësimet e ditës së sotme.

Kosova ishte vendi i fundit i rajonit në të cilin procesi i vaksinimit ende nuk kishte filluar, por gjithçka ka ndryshuar disa ditë më parë kur mbërritën 24 mijë dozat e para të AstraZeneca.

Pa humbur kohë një ditë më vonë ka nisur procesi i vaksinimit në vend, ku prioritet janë mjekët dhe infermierët të cilët prej kohësh “luftojnë” në vijën e parë me COVID-19.

Megjithatë ne vend pritet të mbërrijnë edhe 76 mijë e 800 doza të tjera të AstraZeneca, pjesë e 100 mijë e 800 dozave të premtuara nga COVAX.

Edhe ish-ministri i Shëndetësisë së Kosovë, Zemja ka njoftuar se tashmë Kosova ka blerë edhe një sasi të konsiderueshme të vaksinave anti-COVID, Pfizer.

Gjatë ditës së sotme ka nisur vaknimi i personave mbi 85-vjeç në të gjithë vendin.

J.GJ./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sot sondazhi i fundvitit në Report Tv/ Si ndahen mandatet në 5 qarqet më të rëndësishme! Çfarë mendojnë shqiptarët për mbylljen e TikTok-ut

Sot sondazhi i fundvitit në Report Tv/ Si ndahen mandatet në 5 qarqet më të rëndësishme! Çfarë mendojnë shqiptarët për mbylljen e TikTok-ut