COVID-19 në Kosovë, regjistrohen 263 raste të reja infeksioni, asnjë viktimë në 24 orët e fundit

COVID-19 në Kosovë, regjistrohen 263 raste të reja infeksioni, asnjë viktimë në 24 orët e fundit

Foto ilustruese

KOSOVË- Situata epidemiologjike në Kosovë ka shënuar një rritje të rasteve pozitive. Si rezultat i 3.008 testimeve, në 24 orët e fundit janë regjistruar 263 raste infeksioni me COVID-19, ndërsa asnjë person nuk ka ndërruar jetë.

Instituti i Shëndetësisë Publike bën e dije se 8 qytetarë janë shëruar nga virusi, ndërsa që nga fillimi i pandemisë në vend 105.765 persona kanë arritur ta fitojnë luftën me koronavirusin.

Numri total i infektimeve ka shkuar 110.194, ndërkohë që ai i viktimave është 2,271 në të gjithë vendin që nga fillimi i pandemisë. Ndërkaq, numri i rasteve aktive në vend është rritur ndjeshëm, ku përkatësisht në të gjithë vendin numërohen 2.271 qytetarë me koronavirus.

Në lidhje me numrin e qytetarëve që janë vaksinuar kundër COVID-19, IKSHKP bën me dije se 3.008 qytetarë kanë marrë dozën e vaksinës anti-COVID në 24 orë. Që nga fillimi i procesit të vaksinimit në muajin mars, 953.794 persona janë vaksinuar gjithsej.

 

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës