COVID-19 në Kosovë, regjistrohen mbi 2 mijë raste të reja dhe 16 viktima në 24 orët e fundit

COVID-19 në Kosovë, regjistrohen mbi 2 mijë raste të reja dhe 16 viktima në 24 orët e fundit

Foto ilustruese

Vijojnë të mbeten të larta shifrat e infektimeve me COVID-19 në Kosovë. Në 24 orët e fundit, si rezultat i 12.564 testimeve, kanë rezultuar pozitivë 2.098 qytetarë. Fatkeqësisht, 16 qytetarë nuk kanë mundur ta fitojnë betejën me koronavirusin, duke e çuar numrin e përgjithshëmtë viktimave në 2.404.

Ministria e Shëndetësisë bën me dije se 1.614 qytetarë janë shëruar nga virusi në 24 orë, ndërsa që nga fillimi i pandemisë në vend 111.400 persona kanë arritur ta fitojnë luftën me koronavirusin.

Ndërkaq, numri i rasteve aktive është rritur ndjeshëm, ku përkatësisht në të gjithë vendin numërohen 25.407 qytetarë.

Në lidhje me numrin e personave që janë vaksinuar kundër COVID-19, Ministria e Shëndetësisë bën me dije se 15.862 qytetarë kanë marrë dozën e vaksinës anti-COVID në 24 orë. Që nga fillimi i procesit të vaksinimit në muajin mars, 780.637 persona janë vaksinuar gjithsej, ndërsa 261.818 prej tyre i kanë marrë të dyja dozat e vaksinës.


Lajmi kryesor:

Rritja e numrit të rasteve të reja me COVID, rikthehet ora policore në Kosovë! Shtyhet nisja e fillimit të ri shkollor


SI.E./B.K./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja