
Numri i vdekjeve dhe infeksioneve nga koronavirusi në Mbretërinë e Bashkuar ‘ka rinisur fluturimin’, pas ngadalësimit në ditët e fundit.
Sipas të dhënave të publikuara nga shërbimi shëndetësor kombëtar totali I të prekurve nga koronavirusi është rritur në mbi 52 mijë kurse në 24 orët e fundit janë raportuar 854 viktima për një total prej 6227. Viktimat ishin të moshës midis 23 dhe 102 vjeç.
Numri i të vdekurve sot është pothuajse dyfish nga dita e djeshme ku u raportuan 437 viktima. Ky shënon një nivel të ri për Britaninë në betejën e saj kundër epidemisë. Shkencëtarët, javët e fundit kanë parashikuar se piku i shpërthimit do të vinte bashkë me Pashkët.
Statistikat e sotme vijnë pasi Kryeministri Boris Johnson mbetet ende në kujdes intensiv në Spitalin St Thomas 'në Londër pasi u transferua atje mbrëmë me urgjencë. Zëdhënësi i tij tha se megjithatë ai nuk është i intubuar.
Lajmi kryesor:
Itali, bie numri i infektimeve dhe pacientëve në terapi intensive! 604 të vdekur në 24 orë! Rekord viktimash në SHBA (VIDEO)









