Presidenti i zgjedhur i SHBA-së, Joe Biden do të marrë vaksinën e koronavirusit ditën e hënë së bashku me bashkëshorten e tij, Jill Biden.
Mediat e huaja raportojnë se ata do ta marrin vaksinën në prani të kamerave.
Ndërsa zëvendëspresidentja e zgjedhur, Kamala Harris do të vaksinohet 1 javë më vonë ndërkohë që ai aktuali, Mike Pence e mori ditën e djeshme.
Vaksinimi në SHBA ka filluar këtë javë prej datës 14 dhjetor pasi iu dha dritë jeshile vaksinës Pfizer të të zhvilluar me partnerin gjerman BioNTech.
Ndërsa pas Pfizer, ShBA ka miratuar si vaksinë të dytë për përdorim Modernan ku ka rënë dakord për të blerë 200 milionë doza.