COVID-19, nis në fundjavë vaksinimi i operatorëve turistikë, do sjelli lehtësime të sezonit veror

Ndërsa vaksinimi masiv vijon me ritme mjaft të shpejta, grupeve që po vaksinohen i shtohen këtë fundjavë edhe operatorët turistikë. Lajmi u konfirmua nga Ministria e Shëndetësisë, ndërsa vjen pas kërkesave nga vetë operatorët turistikë, për të patur një sezon veror të lehtësuar.

Ndërkohë, kujtojmë se vetë kryeministri Edi Rama është shprehur se ky sezon veror prite të jetë pa masa kufizuese, nisur nga përmirësimi i situatës me pandeminë në vend dhe ritmin e vaksinimit.

Ditën e djeshme, kreu i urgjencës, Skënder Brataj tha për "Report TV" se  janë garantuar mbi 50% e dozave që duhen, ndërsa shtoi se deri me tani është arritur 40% e imunizimit të tufës. Ai tha po ashtu se nga java në javë mund të ketë lirim të mëtejshëm të masave, por aktualisht për shkak të fushatës elektorale do të qëndrojmë në këto masa që janë për të mos rrezikuar.

Ditën e djeshme u kryen 12.944 vaksinime në të gjithë vendin, duke e çuar numrin total të të vaksinuarve në 294.160 në të gjithë vendin. 

Vaksinimi masiv në vend ka nisur që prej 28 mars dhe po vijon  për të moshuarit, stomatologët, farmacistët, arsimtarët në shkollat private, edukatorët, punonjësit e rendit dhe punonjës të medias.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:14
Vaksinimi masiv, radhë para dy çadrave në Sheshin Skënderbej! Mungesa e formularëve vonoi me një orë procesin (FOTO)

Ka nisur që në orët e para të mëngjesit procesi i vaksinimit në Sheshin Skënderbej, sikurse çdo ditë, por sot mungesa e formularëve ka sjellë një vonesë prej një ore. Gazetarja e "Report Tv", Doris Sallaku bëri me dije se qytetarëve i është dashur të presin rreth një orë për formularët, ku ata shkruajnë problemet shëndetësore që mund të kenë si dhe japin konfirmimin se dëshirojnë ta marrin vaksinën. Pas mbërritjes së formularëve, procesi i vaksinimit në Sheshin Skënderbej vijon si normalisht.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë