Në pritje të një sezoni turistik të lehtësuar, nis vaksinimi i operatorëve turistikë! Së shpejti do të vaksinohen punonjësit e transportit dhe fasonët

Ka nisur këtë të shtunë vaksinimi i operatorëve turistikë në Durrës, Vlorë, Shkodër dhe Gjirokastër, kundër koronavirusit. Vetëm ditën e sotme, në Durrës janë regjistruar 450 persona nga personeli i hoteleve dhe restoranteve, të cilët do të marrin vaksinën kineze Sinovac. Procesin e ndoqi edhe kryeministri Edi Rama, i cili bëri me dije se së shpejti pritet të nisë edhe vaksinimi i punonjësve të transportit publik si dhe i atyre të fasonerive. E pranishme ishte edhe ministrja e shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, e cila u shpreh se në të gjithë vendin janë regjistruar mbi 2 mijë punonjës dhe se ata do të pajisen me certifikatë individuale vaksinimi.

Ndërkohë, ditën e nesërme pritet të fillojë vaksinimi i operatorëve turistikë edhe në Kukës, ndërsa të hënën në Krujë.

Kryetari i Shoqatës së Operatorëve turistikë i Durrësit, Eduart Xhepa e vlerësoi nisjen e vaksinimit të operatorëve turistikë, duek u shprehur se kjo do të rrisë numrin e turistëve. Ai i kërkoi kryeministrit që operatorët turistikë të pajisen me certifikatat e vaksinimit pasi kjo, sipas tij  do t'i shërbejë turistëve të huaj që të frekuentojnë resortet shqiptare.

"Kjo është gjëja kryesore që ne kemi kohë që e kërkonim. Një gjë shumë e mirë sepse kemi patur kërkesa të vazhdueshme nga partnerët ndërkombëtar dhe turistët vendas. Industria e turizmit është një nevojë e domosdoshme sepse stafet e strukturave turistike janë në kontakt direkt me klientin dhe është domosdoshmëri që klienti të ndjehet i sigurt. Kjo do ndihmoj në rritjen e numrit ët turistëve në këtë sezon që ne mezor e presim për të mbuluar dhe humbjet që kemi patur. Kjo do të ketë një efekt shumë pozitiv. Personeli e ka mirëpritur vaksinimin dhe janë të gatshëm për t'u mbrojtur nga ky virus", tha ai.

Vaksinimi i operatorëve turistikë vjen pas kërkesës së vetë këtyre të fundit, për të patur një sezon veror të lehtësuar. Procesi i vaksinimit në vend vijon me ritme të shpejta, ndërsa deri në fund të majit objektivi është që të vaksinohen gjysmë milioni shqiptarë, që do të lehtësonte edhe më tej situatën e me COVID me në vend. Vetë kryeministri Edi Rama është shprehur se ky sezon veror mund të jetë pa masa kufizuese.

Ditën e djeshme u kryen 10.134 vaksinime duke e çuar numrin total të personave të vaksinuar në vend në 314.622, ndërsa këto dy ditë pritet të vijnë 90.800 doza të AstraZeneca.

Vaksinimi masiv po vijon me të moshuarit mbi 60 vjeç ku prioritet kanë të sëmurët kronik, stomatologët, farmacistët, arsimtarët në shkollat private, edukatorët, punonjësit e rendit dhe punonjës të medias. Aktualisht në vendin tonë janë duke u përdorur vaksina Pfizer, AstraZenca, vaksina ruse Sputnik V dhe ajo kineze Sinovac.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:49
Nis vaksinimi operatorëve turistikë, Rama nga Durrësi: Fillojmë së shpejti edhe me punonjësit e transportit publik dhe fasonerive

Ka nisur sot vaksinimi operatorëve turistikë në vend, ndërsa kryeministri Edi Rama bëri me dije se së shpejti prite të nisë edhe vaksinimi i punonjësve të transportit publik si dhe i atyre të fasonerive. I pranishëm në Durrës, ku inspektoi nisjen e procesit të vaksinimit të operatorëve turistikë, ai i bëri thirrje këtyre të fundit që të aplikojnë, duke thënë se do të jetë një siguri më shumë për turistët që do të vijnë dhe do të gjejnë hotele të lira nga COVID.

"Sot është e rëndësishme që të informohen edhe të tjerët. Qeveria është gati për të vaksinuar të gjithë personelin e strukturave hoteliere, duke filluar me ata në bregdet që do kenë më shumë turistë dhe me këtë vaksinim japin një garanci më shumë për turistët që do vijën të gjejnë hotele që janë të lira nga COVID. Pastaj do vazhdojë dhe me të tjerët, por të gjithë të aplikojnë dhe të futen në radhë për të marrë vaksinën. Dy kategoritë e tjera janë punonjësit në fabrika dhe një kategori shumë e rëndësishme janë edhe transportuesit të udhëtarëve, janë në një zonë risku të konsiderueshme", tha Rama.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Sulmin në ditën e Krishtlindjes Zelensky e quajti çnjerëzor, reagon Moska: Ishte sukses! Ne i arritëm objektivat

Sulmin në ditën e Krishtlindjes Zelensky e quajti çnjerëzor, reagon Moska: Ishte sukses! Ne i arritëm objektivat