Covid-19, Pekini: Virusi në Wuhan që në gusht? Studimi i Harvardit është qesharak

Covid-19, Pekini: Virusi në Wuhan që në gusht? Studimi i Harvardit është qesharak

Kina zyrtare i quajti përfundimet e studimit të kryer nga Shkolla Mjekësore e Harvardit si "qesharake".

Sipas studimit dhe analizës së vëllimit të makinave në parkimet e spitaleve në Wuhan, të hulumtuara nga pamjet satelitore, virusi ishte tashmë i pranishëm në qytetin kinez që në gusht 2019, shumë përpara asaj që u komunikua nga Pekini te OBSH.

"Unë mendoj se është qesharake, tepër qesharake, për të arritur në këtë përfundim bazuar në vëzhgime sipërfaqësore siç është vëllimi i trafikut," tha zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme kineze, Hua Chunying.

Autorët e studimit argumentojnë se rritja e trafikut spitalor dhe të dhënat e hulumtimit të simptomave i paraprinë fillimit të dokumentuar të pandemisë.

"Megjithëse nuk mund të konfirmojmë nëse rritja e vëllimit ka të bëjë direkt me virusin e ri - thanë autorët e hulumtimit - testet tona mbështesin punime të tjera të fundit që tregojnë se emergjenca nga koronavirusi në Kinë kishte filluar para identifikimit të Covid në tregun e peshkut të Huananit (në Wuhan) ".

Virologologu i Universitetit të Edinburgut, Paul Digard tha se përdorimi i të dhënave të motorit të kërkimit dhe imazhet satelitore të trafikut spitalor "janë një ide interesante dhe e vlefshme".

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Media: Izraeli voton nesër armëpushimin në Liban

Media: Izraeli voton nesër armëpushimin në Liban