TIRANË- Koronavirusi ka regjistruar 352 raste të reja gjatë 24 orëve të fundit, ndërkohë që dy qytetarë nuk kanë arritur ta fitojnë betejën me armikun e padukshëm. Konkretisht viktimat janë dy qytetarë nga Tirana të moshave 56 dhe 88 vjeç.
Ministria e Shëndetësisë bën me dije se rastet e reja janë identifikuar në këto bashki:
152 në Tiranë, 23 në Durrës, 20 be Fier, 14 në Gjirokastër, 12 në Vlorë, 11 në Elbasan, 10 në Kavajë, Kamzë, 7 në Shkodër, Dibër, Lushnje, Sarandë, 6 në Shijak, Tepelenë, Memaliaj, 5 në Mallakastër, Kuçovë, 4 në Vorë, Devoll, Berat, 3 në Tropojë, Krujë, Skrapar, 2 në Vau Dejës, Malësi e Madhe, Mirditë, Rroskavec, Korçë, Pogradec, Dimal, Gramsh, 1 në Kukës, Lezhë, Kurbin, Rrogozhinë, Delvinë, Poliçan, Cërrik.
Aktualisht në të gjithë vendin janë 5.633 pacientë aktivë me virusin në të gjithë vendin, ku në spitalet COVID po marrin trajtim 136 pacientë, nga të cilët 18 janë në gjendje më të rënduar. Në 24 orë e fundit janë shëruar 426 qytetarë, duke e çuar numrin e përgjithshëm të të shëruarve në 194.452 që nga fillimi i epidemisë në vend.
Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve.
Statistika (10 Dhjetor 2021)
Raste të reja ditore 352
Të shëruar në 24 orë 426
Të shtruar në spitale 136
Humbje jete në 24 orë 2
Testime ditore 2,859
Testime totale 1,416,414
Raste pozitive 203,215
Raste të shëruara 194,452
Raste Aktive 5,633
Humbje jete 3,130
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 2,688
Fier 617
Gjirokastër 556
Shkodër 393
Durrës 364
Berat 274
Elbasan 244
Vlorë 196
Lezhë 127
Korçë 84
Kukës 46
Dibër 44