Për 2023 sëmundshmëria kronike u rrit 5,9%, shkak plakja e popullsisë dhe pasojat e Covid

Për 2023 sëmundshmëria kronike u rrit 5,9%, shkak plakja e popullsisë dhe pasojat e Covid

Për 2023 rritja e sëmundshmërive kronike dhe e numrit të diagnozave për pacient ka shtuar shpenzimet për rimbursimin e barnave. Për periudhën janar-gusht 2023 sipas të dhënave të raportit të monitorimit të Ministrisë së Shëndetësisë rritja natyrale e sëmundshmërisë është 5,9 % krahasuar me 2022.

Ekspertë të shumtë të shëndetësisë kanë ngritur shqetësimin se rritja e sëmundjeve kronike në vend do të vijojë e ndikuar nga dy faktorë, pandemia e Covid-19 dhe nga mplakja e popullsisë. Numri i lindjeve në vend gjithashtu është me rënie të vazhdueshme. Në 2019 sipas të dhënave të INSTAT ishin 28,5 mijë lindje. Në vitin 2020 ishin 28 mijë lindje. Në 2021 numri i tyre arriti 27,2 mijë lindje dhe për 2022 kishte 24,6 mijë lindje (9,2% më pak se 2021).

Rritja natyrale e sëmundshmërive kronike sipas raportit të Ministrisë së Shëndetësisë është ndikuar nga rastet e reja dhe rastet me ndryshim të skemës së mjekimit. Konkretisht rastet e reja për janar-gusht 2023 janë 74,331 raste me vlerë shpenzimesh 270,020,711 lek ose 3,3 %. Ndërsa raste me ndryshim terapie janë 46,800 raste me vlerë shpenzimesh 212,802,460 ose 2,3%.

Numri mesatar i diagnozave për pacient për 8 mujorin 2022 ishte 1,83 diagnoza. Ndërsa numri mesatar i diagnozave për pacient për 8 mujorin 2023 është 1,96 diagnoza. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë rritja e numrit të diagnozave për të cilin rimbursohet një pacient është 6,9%.

Shtimi i numrit të sëmurëve kronike dhe i diagnozave ka rritur shpenzimet vjetore të rimbursimit të barnave.

Nenit 5 i Ligjit 84/2022 “Për buxhetin e Shtetit të vitit 2023”, i ndryshuar, përcaktonte se buxheti vjetor i Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor, është tavani prej 11,400 milionë lekë për rimbursimin e medikamenteve.

“Vlera e mësipërme rezulton e pamjaftueshme për përballimin e shpenzimeve vjetore të rimbursimit të barnave (në PBA 2023-2025 ishte parashikuar që vlera e rimbursimit të barnave të listës, bazuar në faktorët që ndikojnë në këtë produkt, të arrinte në 12 500 milionë lekë për vitin 2023).

Nga ecuria e deritanishme e shpenzimeve të rimbursimit të barnave, rezulton: Rimbursimi i pranuar i vitit 2022, është 11,496 milionë lekë, shifër kjo më e lartë nga tavani buxhetor i përcaktuar për vitin 2023; Rimbursimi i pranuar i barnave për 8 mujorin 2023 rezulton 8,150 milionë lekë, ose 71.5% e tavanit buxhetor të lejuar, ose 5.61 % më shumë nga e njëjta periudhë e vitit të kaluar”, thuhet në raportin e Ministrisë së shëndetësisë.

Pas kërkesës së saj për rritje të fondit me qëllim të likuidimit të detyrimeve për 2023, në buxhetin e shtetit të vitit të kaluar me aktin normativ të muajit dhjetor u miratua rritja e tavanit të fondit për rimbursimin e medikamenteve në 12 miliardë lekë nga 11,4 miliardë lekë që ishte më parë./Monitor

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë