RUSI- Një rekord, sa i përket numrit të viktimave nga koornavirsui është shënuar në 24 orët e fundit në Rusi. Autoritet njoftuan për 929 humbje jetë, kjo shifra më e lartë që nga fillimi i pandemisë në vend. Në total, numri i viktimave nga COVID-19 në Rusi ka kaluar 212.000 dhe kjo është shifra më e lartë në Evropë.
Që nga shfaqja e variantit delta gajtë muajit gusht, numri i infektimeve është rritur ndjeshëm, ku numri total i infektimeve ka shkuar mbi 7.6 milionë.
Fushata e vaksinimit në Rusi po vijon, por shumë qytetarë mbeten akoma skepikë, ku vetëm rreth 30% e popullsisë është vaksinuar plotësisht. Pavarësisht rritjes së infektimeve dhe numrit të lartë të viktimave nga koronavirusi, autoritetet nuk kanë vendosur kufizime të rrepta. Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha të mërkurën se izolimet do të ishin “një skenar absolutisht i padëshirueshëm për çdo rajon”.