Covid-19, rëndohet bilanci i viktimave në Kosovë, Greqi, Maqedoni dhe Turqi

Covid-19, rëndohet bilanci i viktimave në Kosovë, Greqi, Maqedoni dhe Turqi

Është rënduar bilanci i viktimave nga koronavirusi në Kosovë. Një tjetër pacient ka humbur jetën sot në spital, duke e çuar në 4 numrin e viktimave kurse numri I të infektuarve ka shkuar në 168.

Lajmin e ka bërë të ditur Shërbimi Klinik dhe Spitalor i Kosovës. Sipas ShSKUK’së, pacienti I.SH 64 vjeç, ka ardhur në gjendje të rëndë shëndetësore dhe përkundër angazhimit maksimal nga stafi mjekësor ai nuk ka arritur të mbijetoi.

Ka shkuar në 81 numri i viktimave nga CoVid-19 në Greqi. Viktimat e fundit janë një 42 vjeçar në spitalin Ahepa në Selanik dhe një 81-vjeçare në spitalin Evangjelizmos në Athinë. Ndërkohë që numërohen 1755 të prekur ku 90 prej tyre janë në reanimacion

Është rënduar bilanci i viktimave nga koronavirusi edhe në Turqi ku deri tani numri I viktimave ka shkuar në 649 teksa janë identifikuar pozitiv me Covid-19 mbi 30 000 persona.

Në Maqedoninë e Veriut numri i të infektuarve është 599 ndërkohë që ka shkuar në 23 numri i viktimave teksa sot u raportuan dy vdekje të tjera.

Njerëzit e infektuar nga koronavirusi në botë numërohen në rreth 1.400 000 kurse numri i viktimave është rritur në rreth 75 mijë.

Europa është kontinenti më i prekur, me rreth 60 mijë vdekje, gati 85% e të cilëve janë regjistruar në Itali, Spanjë, Francë dhe Britani të Madhe.


Lajmi kryesor:

Itali, bie numri i infektimeve dhe pacientëve në terapi intensive! 604 të vdekur në 24 orë! Rekord viktimash në SHBA (VIDEO)


/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen