COVID-19 s'e ndal Barcelonën, tentativa për ekipin e ëndrrave, pas marrëveshjes me Lautaro-n nis sulmi për Neymar

COVID-19 s'e ndal Barcelonën, tentativa për ekipin e ëndrrave, pas marrëveshjes me Lautaro-n nis sulmi për Neymar

Kriza ekonomike e shkaktuar nga koronaviurus nuk po e ndalon Barcelonën të mendojë për një ekip ëndrrash për sezonin e ardhshëm. Së fundmi mediat në Spanjë kanë raportuar se klubi katalnas është drejt përmbushjes së dëshirës së Leo Messi-t, që kërkon sulmuesin e Interit Lautaro Martinez si partner për t’i bërë keq kundërshtarëve.

Thuhet se Barcelona ka arritur marrëveshjen me ‘demin’ e zikaltërve, i cili do të nënshkruajë një marrëveshje 5-vjeçare me 12 mln euro pagë neto në sezon plus bonuse. Por për momentin tratativa ka ngecur me Interin, që pak ditë më parë shiti zyrtarisht Mauro Icardi-n. Ekipi i Conte-s ka bërë të qartë se nuk heq dorë nga kluazola 111 mln euro, por Barcelona ka një tjetër strategji.

Sipas ‘Sportmediaset’ për Interin do ofrohen 90 mln euro plus futbollistin Junior Firpo, ose 70 mln euro plus kartonin e mesfushorit Arthur, por problemi në këtë rast qëndron se braziliani nuk dëshiron të largohet nga Barcelona.

E ndërkohë që në këtë drejtim pritet të reja shumë shpejt Barcelona po përgatit sulmin final për Neymar, për të cilin po tenton prej dy vitesh për ta rikthyer. Sipas gazetës ‘Marca’ për momentin duket shumë e vështirë, pasi Paris SG kërkon kash 175 mln euro, një shumë e paarritshme nga asnjë ekip në këtë moment.

Gjithsesi Barcelona premton se nuk do të heqë dorë, kjo edhe për shkak të marrëveshjes që ka me futbollistin për tu rikthyer këtë verë në Camp Nou.

Ne.k./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    18 Nëntor, 08:54

    Besoni se buxheti 2025 do ndikojë pozitivisht në të ardhurat e qytetarëve?



×

Lajmi i fundit

Augustin Palokaj: Ndoshta është mirë që BE-ja nuk e ka më prioritet dialogun Kosovë-Serbi

Augustin Palokaj: Ndoshta është mirë që BE-ja nuk e ka më prioritet dialogun Kosovë-Serbi