COVID-19/ Shalsi: Të shmangim një mbyllje tjetër! Po monitorojmë kush janë sektorët më të prekur dhe duan mbështetje (VIDEO)

Nga Pogradeci ku inspektoi investimin e ri që po implementohet rikualifikimi urban në bllokun 2 të këtij qyteti, Ministri i Shtetit dhe Sipërmarrjes Eduard Shalsi ka folur edhe rreth situatës së biznesit të krijuar nga pandemia COVID-19 dhe çfarë hapash do të ndërmarrë qeveria në rast të një mbyllje tjetër. Shalsi u shpreh se po monitorohet situata dhe po shmanget një mbyllje e re, por edhe nëse kjo do të ndodhë jemi të përgatitur që për sipërmarrjen të afrojmë mundësi  më të mira për të zhvilluar disa lloj aktivitetesh

 "Po mbikëqyrim situatën dita ditës. Sigurisht që beteja kryesore është ajo shëndetësore. Duke pasur parasysh eksperiencën e valës së parë të pandemisë dhe e kam fjalën për periudhën Mars, Prill, Maj jemi akoma më në gjendje për ta mirëmenaxhuar situatë me sipërmarrjen duke e lejuar të zhvillojë aktivitete dhe të zhvillojnë aktivitete ato industri të cilat nuk kërcënojnë betejën shëndetësore. Duam të shmangim një mbyllje të re, nëse do të jetë e domosdoshme një mbyllje tjetër jemi të përgatitur që për sipërmarrjen të afrojmë mundësi  më të mira për të zhvilluar disa lloj aktivitetesh, që siç e theksova nuk duhet të kërcënojnë betejën shëndetësore. Po ndjekim me shumë kujdes se çfarë janë duke bërë vendet e rajonit, Europës apo edhe në botë, po këmbejmë eksperienca po shohim rrugëzgjidhje të ofruara nga vende të ndryshme dhe ne nuk do bëjmë asgjë më shumë sesa të adaptojmë masat të cilat do të jenë sa më efikase", tha Shalsi.

Nëse do të ketë një paketë ndihme për bizneset që mund të mbyllen, Shalsi tha se po mbikëqyret me shumë kujdes sektorët më të prekur dhe sektorët që kanë më shumë nevojë për mbështetje.

"Nëse është paketë apo grup masash, emërtimi nuk ka rëndësi. Ajo që ne po mbikëqyrim dhe analizojmë me shumë kujdes janë sektorët më të prekur dhe sektorët që kanë më shumë nevojë për mbështetje. Eksperiencat dhe praktikat e vendeve të tjera treguan se aty ku u nxitua me masa të shpejta në ndihmë të biznesit nuk ishin aq efikase dhe efiçente sa duheshin. Ndaj ne po ndjekim me shumë kujdes situatën për t'iu përgjigjur në momentin e përshtatshëm me masa që do të donim të ishin efikase", tha Shalsi.

I.K/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Mirel Josa nuk është më trajneri i Besës! Pas 12 ndeshjesh në drejtim të ekipit kavajas ndërpritet marrëdhënia

Mirel Josa nuk është më trajneri i Besës! Pas 12 ndeshjesh në drejtim të ekipit kavajas ndërpritet marrëdhënia