COVID-19/ Shpërndahen ndihma në mbi 12 mijë familje, përfiton më shumë Korça

TIRANË- Në 12 qytete është bërë shpërndarja e ndihmave ushqimore që kanë shkuar për familjet në nevojë dhe pensionistët e vetmuar në një kohë kur vendi ndodhet në momente të vështira si pasojë e COVID-19.

Korça është qyteti ku janë shpërndarë më tepër ndihmat ushqimore, por edhe ilaçe, ku janë shpërndarë 6004 pako. Kreu i qeverisë, Edi Rama ka bërë me dije se në total kanë përfituar 12.793 familje/ individë, duke theksuar se ky operacion do të vijojë deri në përfundimin e pandemisë.

"248.791 familje/ individë në nevojë dhe pensionistë të vetmuar janë ndihmuar me ushqime e barna mjekësore deri tani.
Sot ndihmuam 12.793 familje/ individë
Berat 189
Tiranë 1331
Elbasan 505
Kukës 555
Dibër 274
Korçë 6004
Shkodër 190
Gjirokastër 1966
Lezhë 512
Durrës 324
Vlorë 172
Fier 771
Do të vazhdojmë kështu, nesër, pasnesër, papushim deri në fund të luftës",
shkruan Rama.

B.K./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali tek Onkologjiku, e kujt është përgjëgjesia?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Të gjithë kemi nga një histori tragjike, të vdekjes së një familjari për faj të mjekësisë së dështuar

Spahiu: Të gjithë kemi nga një histori tragjike, të vdekjes së një familjari për faj të mjekësisë së dështuar