Situata e COVID-19/ Greqia shtyn afatin e lejeve të qëndrimit për emigrantët shqiptarë

Situata e COVID-19/ Greqia shtyn afatin e lejeve të qëndrimit për emigrantët shqiptarë

Ministria e Brendshme greke ka dhënë një lajm të mirë ka vendosur që të shtyjë   vlefshmërinë për lejet e qëndrimit për shqiptarët që u kanë skaduar dhe nuk kanë mundur t'i rinovojnë për shkak të COVID-19

Greqia ka vendosur të shtyjë deri në datën 31 mars të vitit 2021, afatin e lejeve të qëndrimit që skadonin nga 1 janari deri në 31 korrik 2020 dhe lejet që skadojnë nga 1 gushti 2020 me datë skadimi deri më 31 marsi i 2021-shit do të shtyhen edhe për 8 muaj të tjerë nga dita e skadencës së tyre.

Duhet sqaruar se leja e qëndrimit do të fillojë ditën kur ka skaduar edhe pse rinovimi i saj mund të shtyhet në mars apo në gusht të 2021. Kjo ka një avantazh pasi në llogaritjen e kohës së qëndrimit në Greqi nuk do të ketë shkëputje. Kjo është e rëndësishme për shqiptarët që duan të marrin leje qëndrimi në vendet e BE apo edhe nënshtetësi greke, pasi është e rëndësishme që në këto raste të mos kesh shkëputje nga leja e qëndrimit në shtetin grek.

Qeveritare greke thanë se po merren masa që edhe emigrantët që jetojnë në vend të trajtohen njësoj si vendasit jo vetëm nga ana financiare, por edhe për sa i përket pajisjes me dokumente, ndaj edhe për ta janë marrë masa lehtësuese për përballimin e efekteve të Covid-19.

Vendimi i Greqise

I.K/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Qobani: 18/12/2020 20:39

    Evlad ma mir na bjen me i rrespektu ligjet e Nanës natyr,do të bindeni se dot jemi ma të shëndetshëm,shum leht asht,të ngjinojm për krijusin e gjithsis,në atë moment si te mshelum na gojen,KRIJUSI jav mshel bakterjeve që jan në trupin ton,burrat 6-00 orë gojen qelë,për me ngran 18-00 mshelë,nuk han asë nuk pin,grat 8-00 me 16-00 të gjith ata që e duan shëndetin nuk asht von ta provojm,Krijusi i gjithsis i ka tgjitha tpa shterrshme,na tja bajm hyzmetin për me i fitu,a po shihni koha shum e përshtatshme

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Fier, neglizhuan mjekimin e pacientit dy vjet para, pezullohen 3 mjekët (EMRAT)

Fier, neglizhuan mjekimin e pacientit dy vjet para, pezullohen 3 mjekët (EMRAT)