Deputeti Spartak Braho ka kërkuar zgjerimin e kategorive të të burgosurve, të cilët duhet të qëndrojnë në shtëpi për 90 ditë, në kuadër të masave për kufizimin e përhapjes së infeksionit të shkaktuar nga virusi covid-19. Gjatë shqyrtimit të aktit normativ të qeverisë, për lirimin e përkohshëm të rreth 600 të burgosurve, Braho tha se duhet se duhet të liroheshin edhe të paraburgosurit.
“Kini parasysh se ne, kur miratuam amnistinë, këmbëngulëm në komision, që të amnistoheshin edhe personat që janë në hetim për vepra penale jo të rënda. Zonja ministre, aktualisht janë në izolim dhjetëra apo qindra persona me akuza të lehta, por që për ta nuk ka mbaruar hetimi. Mendoj që nuk është normale të mbahet në burg një person, i cili akuzohet për rrahje apo plagosje. Besoj se kjo duhet pasur parasysh. Nuk e kam fjalën për persona, të cilët janë dënuar me vendim të formës së prerë, por flas për ata që janë nën hetim dhe mbahen në burg”, ka pohuar Braho.
Sipas aktit normativ që ka nisur të zbatohet, por që nuk është votuar ende nga Parlamenti, përfitojnë vetëm të dënuarit, të cilët në momentin e hyrjes në fuqi të këtij akti normativ u ka mbetur edhe 3 vjet burgim si dhe të gjithë të dënuarit mbi moshën 60 vjeç, që vuajnë nga një sëmundje kronike, por që u kanë ngelur pavuajtur 5 vjet nga dënimi që kryejnë.
Duke iu përgjigjur Braho, ministrja Etilda Gjonaj ka pohuar se “për personat për të cilët nuk kanë akoma një vendim të formës së prerë, do të ishte shumë e vështirë të përfitonin nga ky akt normativ. Prandaj, ne kemi përfshirë vetëm kategorinë e atyre që janë të dënuar, por me dënime të lehta, dhe që u kanë mbetur një sasi shumë e vogël e dënimit të pavuajtur”.
Komisioni i Ligjeve dhe Komisioni i Sigurisë Kombëtare, i pari komision përgjegjës dhe i dyti komision për dhënie mendimi, kanë hartuar dy raporte për aktin normativ të qeverisë për qëndrimin e përkohshëm në shtëpi të të dënuarve gjatë kohës së epidemisë.
Dy komisionet kanë vlerësuar se akti normativ është në përputhje me Kushtetutën, me legjislacionin në fuqi dhe është paraqitur në përputhje me Rregulloren e Kuvendit. Në dy raportet nuk është propozuar asnjë ndryshim për zgjerimin e kategorive që mund të lënë qelitë.
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
75.1%
-
Jo
21.2%
-
Nuk e di
3.7%
Vota total: 2728
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Projektligji i PS-së për faljen e gjobave kalon në komisione, amnisti dhe për ndërtimet individuale pa leje në fshat e qytet në 10 vitet e fundit
17 Dhjetor 2024, 11:38
-
Profesionet e lira, Ministria e Financave te ‘Ligjet’: Rimbursimi brenda 30 dhjetorit! Çupi: Dështimi i radhës
16 Dhjetor 2024, 14:42
-
Goditja e korrupsionit me tenderët, koncensionet dhe investimet strategjike! Çfarë thonë ekspertët e Komisionit të Posaçëm
10 Dhjetor 2024, 20:53
-
Gjonaj: Brenda dhjetorit depozitohet në Kuvend një paketë ligjore kundër dhunës online ndaj grave
4 Dhjetor 2024, 14:55
-
Komisioni i Ligjeve miraton nismën për Forcën Rezerviste, ministri Vëngu: Synojmë rreth 2100 deri në vitin 2030! Rezervistë edhe në diasporë, misione jashtë vendit
26 Nëntor 2024, 16:36
-
Buxheti 2025, Kuvendi shpërndan para shtesë për institucionet e drejtësisë! 100 mln lekë për godinën e re të SPAK, fond pagash për stafin e Komisionerit Publik
26 Nëntor 2024, 07:06
-
‘Tendera korruptiv në Bashkinë Tropojë’, Bardhi tek Komisioni i Ligjeve: SPAK të veprojë, Këshilli i Ministrave të shkarkojë Rexh Byberin
15 Nëntor 2024, 12:45
-
Debate te Komisioni i Ligjeve/ 'Dosja I.M.', Bardhi: Na tronditët Nikollën, Balla lidhi kokën me shami, çfarë u bë me të? U keqpërdorët! Sula: Na dilte i paverifikuar, s'merremi me politikë
12 Nëntor 2024, 12:01
-
Ligjet/ Bardhi akuza Prokurorit të Përgjithshëm: Olsian Çela s’ka kapur as standardin e Arta Markut! S’kemi marrë asnjë përgjigje për individët me rekorde kriminale
8 Nëntor 2024, 14:00
-
Ligjet/ SPAK 2.17 miliardë lekë më 2025, Shehu: Kemi kërkuar shtesë për personel dhe ndërtimin e godinës së re, buxheti 111 mln lekë më pak nga nevojat
8 Nëntor 2024, 13:36
-
Rrugëtimi drejt BE, deputetja Gjonaj në Report Tv: Brenda dhjetorit hapim negociatat për kapitujt e politikës së jashtme! PD në krizë, ne vijojmë punën
16 Tetor 2024, 17:39
-
DOKUMENTI- Grupi i PD kallëzon në SPAK 74 deputetët e PS, listën e prin Edi Rama: Penguan ekzekutimin e 2 vendimeve të Kushtetueses për mandatin e Xhaçkës
2 Tetor 2024, 11:05
DAKORT TE LIROHEN NJERZIT QE MBAHEN PER DRITA-UJE,,VJEDHJE TE VOGLA,,POR JU PO LIRONI KRIMINELE QE KANE VRARE PARA 2 MUAJVE...
PërgjigjuKy qe ka denu njerez te pafajshem para viteve 90 bashke me shoket e vet duhej te ishin burgos ne burgun e burrelit qe ta kuptonin ca ju kane ba te tjereve.
Përgjigju