Mbreti i Suedisë Carl XVI Gustav e ka përshkruar vitin 2020 si një vit si të tmerrshëm dhe deklaroi se strategjia kombëtare ka dështuar.
Suedia është kritikuar në masë të madhe për mënyrën sesi i është përgjigjur pandemisë, duke përdorur vetëm kufizime të pjesshme dhe kurrë ndonjë izolim të plotë. Vendi deri tani ka parë pothuajse 350,000 raste dhe më shumë se 7,800 viktima.
"mendoj se ne kemi dështuar. Ne kemi një numër të jashtëzakonshëm viktimash dhe unë mendoj se kjo është e tmerrshme”, tha mbreti.
Duke theksuar se njerëzit në Suedi kanë vuajtur jashtë mase, pa qënë në gjendje tu japin lamtumirën të dashurve të vet. I pyetur nëse ishte i frikësuar se edhe vetë mund të infektohej ai tha se të gjithë mund të infektohen.
Ndërkohë që shërbimet e reanimacionit në vend janë nën tension dhe ka pasur kërkesa për rritjen e personelit shëndetësor të kualifikuar në Stokholm. Vdekshmëria në vend është rritur deri në 10 herë më e lartë se fqinjët nordikë. Pasi kishte kërkuar tashmë përforcim nga i gjithë personeli i kualifikuar shëndetësor, përfshirë klinikat private, qeveria urdhëroi dje anulimin e të gjitha operacioneve jo-urgjente në rajon.