Covid-19 tkurr ndjeshëm edhe tregun e sigurimeve në vend. Sipas të dhënave të fundit per muajin mars të publikuara nga Autoriteti i Mbikqyrjes Financiare thuhet se gjatë muajin mars 2020 tregu i sigurimeve ka pasur një ulje prej 41.66%, krahasuar me muajin mars 2019.

Referuar të dhënave vetëm në muajin mars volumi i primeve të shkruara bruto është ulur me 666,705 mijë lekë duke arritur shifrën 933,696 mijë lekë. Primi i sigurimit është çmimi i cili duhet të paguhet nga klienti kundrejt mbulesës siguruese që jepet nga kompania e sigurimit.

Po ashtu rënie të konsiderueshme me mbi 50% ka pesuar edhe numri i kontratave të lidhura gjate muajit mars krahasuar me mars 2019. Ulja me e madhe e kontratave të lidhura është shënuar tek kontratat në sigurimin e Jo-Jetës të tilla si sigurimi i makinës, i shtëpisë apo mjeteve të tjera motorike në masën 52.49% krahasuar me mars 2019. Ndërsa kontratat e sigurimit të jetës jane ulur me 37.02%, në raport me muajin mars.

(Kliko këtu për të lexuar raportin e plote statistikor)