COVID-19 ul numrin e urgjencave traumatike, dominojnë dhimbjet e barkut nga apandesiti apo guri në tëmth

Që prej datës 20 mars urgjencat kirurgjikale dhe patologjitë malinje janë transferuar në Spitalin Universitar të Traumës.

Drejtori i Traumës, Arben Zeneli, në një intervistë për Report Tv u shpreh se deri më tani fluksi në spitalin e Traumës ka qenë i përballueshëm dhe se janë kryer rreth 450 operacione, përshirë trauma dhe patologji.

Situata e pacientëve ka qenë në një ecuri krejt normale pa komplikacione madhore apo vdekje të tyre, fluksi i ardhjes, i menaxhimit, i trajtimit dhe deri në daljen nga spitali të pacientëve ka qenë i përballueshëm nga spitali kështu që deri në këto momente që ne flasim nuk kemi patur probleme. Janë kryer rreth 400 mijë vizita praktikisht gjatë kësaj periudhe dhe janë në total rreth 450 operacione të kryera përfshirë traumë dhe patologjitë”- u shpreh Arben Zeneli

Ndër urgjencat kirurgjikale kanë predominuar dhimbjet e barkut nga apandesiti apo guri në temth.

Urgjencat traumatike kanë rënë gjatë kësaj periudhe jemi në numra më të reduktuar, tek trauma ka predominuar ajo që ne e quajmë trauma e shtëpisë domethënë rrëzimet që ndodhin kryesisht në moshat e avancuara dhe që pësojnë fraktura. Nuk kemi patur politrauma që vijnë zakonisht si pasojë e rrëzimeve nga lartësia apo e aksidenteve automobilistike. Në urgjencat kirurgjikale kanë predominuar dhimbjet e barkut nga apandesiti apo nga gurët në temth”-tha drejtori i Traumës

Në Spitalin e Traumës janë marrë masat mbrojtëse për stafin shëndetësor për shkak të situatës së covid-19. Pacientët fillimisht kalojnë në një parafiltër përmes dy cadrave të triazhit, ku plotësohet skeda me të dhëna dhe bëhet një ekzaminim primar.

 “Atëherë orientimi dhe protokolli është i tillë që cdo pacientë që vjen duhet të konsiderohet pozitiv, pra stafi në momentin që cdo pacientë pavarësisht që ka të dhëna për covid apo jo punon i mbrojtur me masat përkatësë mbrojtëse, aq më tepër kur një pacientë ka dyshime të forta apo konfirmohet pozitiv, pra punon në kushte që e rrezikojnë sa më pak ose aspak personelin mjekësor. Në rast se pacienti dyshohet si mbartës i covid-19, atëherë këtu ka ambiente të vecanta të izoluara ku deri në konfirmimin përfundimtar të diagnozës pacienti qëndron i izoluar aty”- shtoi Zeneli

Zeneli tregon se deri më tani nga stafi i brendshëm i spitali nuk ka pasur asnjë të infektuar me covid, por është infektuar një mjek i urgjencës para spitalore.

“Nga personeli i spitalit i brendshëm absolutisht jo, nuk ka të prekur me covid. Ndërkohë bëhet fjalë vetëm një mjek i urgjencës para spitalore që ne e kemi në territor, që është infektuar. Aktualisht është i shëruar, e ka kaluar plotësisht pa probleme, janë bërë dhe dy tamponet mbas trajtimit dhe ai është shëndoshë e mirë sot”- tha ndër të tjera Arben Zeneli

Vendimi për transferimin e Urgjencave kirurgjikale nga QSUT tek Spitali Universitar i Traumës u mor për të lehtësuar kapacitetet e QSUT si dhe për të krijuar zonat sanitare të sigurta për pacientët të cilët trajtohen në spitale jo për COVID-19.

I.K/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Sulmin në ditën e Krishtlindjes Zelensky e quajti çnjerëzor, reagon Moska: Ishte sukses! Ne i arritëm objektivat

Sulmin në ditën e Krishtlindjes Zelensky e quajti çnjerëzor, reagon Moska: Ishte sukses! Ne i arritëm objektivat