Me 3 mijë viktima brenda 24 orëve të fundit, numri i vdekjeve nga koronavirusi në SHBA ka tejkaluar atë të 50,000. Shifrat,  52,097 viktima që nga fillimi i pandemisë, sipas të dhënave nga Universiteti Johns Hopkins, vënë në dukje faktin se ky virus është shpërthimi më vdekjeprurës në botë.

Ndërkaq, numri i të infektuarve ka arritur mbi 870,000 raste të konfirmuara në shkallë vendi. Megjithatë, bazuar në llogaritjen e rasteve aktuale, SHBA ka akoma ka një shkallë vdekshmërie më të ulët sesa shumica e vendeve evropiane, siç ka theksuar grupi i punës i Shtëpisë së Bardhë.

Lajmet e zymta vijnë pasi pjesë të SHBA do të rihapen pas disa javësh mbyllje. Disa sallone për flokë dhe biznese të tjera u hapën të premten në Gjeorgji, Alaska dhe Oklahoma.

SHBA ka deri tani numrin më të madh të vdekjeve dhe numrin e rasteve në botë. Sidoqoftë, ajo ka një popullsi prej 330 milion, shumë më e lartë se vendet e tjera të prekura më keq si Spanja dhe Italia.

Dr Deborah Birx, një eksperte e grupit të punës në Shtëpinë e Bardhë për COVID-19, ka thënë se vendi ka "një nga nivelet më të ulët të vdekshmërisë në të gjithë botën. Mbi bazën banorë për kokë, niveli aktual i vdekjeve të raportuara në SHBA është më i ulët se Spanja, Italia, Franca, Belgjika dhe Mbretëria e Bashkuar”, ka thënë ajo.