Covid-19-Itali, Autoritetet: Jo optimizëm i pakuptimtë, tranzicioni do jetë i gjatë. OBSH: Vendet të mos lehtësojnë masat

Në Itali, Komisioneri për emergjencën nga koronavirusi, Domenico Arcuri gjatë një conference për shtyp tha se tranzicioni do të jetë i gjatë dhe se duhet optimizëm I kujdesshëm.

"Numri i burrave dhe grave që do të humbin jetën e tyre nga koronavirusi do të vazhdojë të rritet. Në ditët e ardhshme në funksion të Pashkëve, kurrë mos harroni se deri tani ka patur 16 523 viktima dhe më shumë se 132 mijë të infektuar”.

Arcuri tha se në orët e ardhshme këta numra nuk duhen hequr nga kujtesa.

“Kujdes nga iluzionet optike dhe mirazhet e rrezikshme, jemi ende larg nga dalja nga emergjenca shëndetësore apo nga një orë X hipotetike që do të na rikthejë në gjendjen e mëparshme, askush nuk mund të rikthehet në zakonet e vjetra”, - tha Komisioneri për emergjencën në Itali.

Në lidhje me përdorimin e maskave në shkallë të gjerë, autoritetet e Institutit të Lartë të Shëndetësisë në Itali thonë se nuk ka rekomandim universal. Mbajtja e një maskë-thonë ata- nuk na bën të pathyeshëm. Distancimi shoqëror dhe higjena e duarve janë efektive në këtë situatë.
Sigurisht- shprehen ata- maska është një prodhim i vlefshëm mbrojtës por nuk është një mjet për të ulur vigjilencën.

Po sot ka reaguar edhe Organizata Botërore e Shëndetit e cila rekomandon që të gjitha vendet të mos lehtësojnë masat për të ngadalësuar përhapjen e pandemisë së koronavirusit pasi është shumë herët dhe eksizton rreziku që infeksioni të rikthehet.

Disa vende të botës kanë paralajmëruar lehtësimin e masave të izolimit dhe të gjendjes së jashtëzakonshme.

Më 6 prill Austria tha se mund të nisë lehtësimin e masave të izolimit nga java e ardhshme, por kërkoi nga qytetarët që të vazhdojnë distancimin fizik, si masë për frenimin e përhapjes së koronavirusit.


Lajmi kryesor:

Itali, bie numri i infektimeve dhe pacientëve në terapi intensive! 604 të vdekur në 24 orë! Rekord viktimash në SHBA (VIDEO)


/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen