Të gjithë shqiptarët dhe qytetarët e tjerë që udhëtojnë transit me Mbretërinë e Bashkuar nga dita e nesërme duhet të jenë të pajisur me një test negativ për COVID-19 dhe nuk duhet të jetë bërë më shumë se 3 ditë para orës së planifikuar për të udhëtuar. Ky vendim është marrë nga Mbretëria e Bashkuar për të gjithë udhëtarët që hyjnë në territorin e saj.
Shqipëria sipas vendimit të Komitetit të Ekspertëve për pandeminë i ka pezulluar fluturimet nga Shqipëria drejt Britanisë deri më 18 janar për shkak të shfaqjes së koronavirusit të ri. Nëse fluturimet do të hapen pas 18 janarit atëherë të gjithë udhëtarët shqiptarë që do të kryejnë fluturime direkte do të duhet të jenë të pajisur me një test negativ të bërë maksimumi 3 ditë më parë. Për fëmijët nën 11 vjeç, nuk kërkohet një test negativ për COVID-19.
Në vëmendje të pasagjerëve që udhëtojnë në Mbretërinë e Bashkuar.
Ju lutemi të informoheni se nga ora 04:00 e Premte, 15 Janar 2021, udhëtarët që udhëtojnë në Mbretërinë e Bashkuar duhet të kenë një rezultat të vlefshëm të testit negativ COVID-19, të marrë jo më shumë se tre ditë para orës së planifikuar të nisjes.
Kjo do të kontrollohet në aeroportet e nisjes dhe pasagjerët pa certifikatë prove, ose një rezultat pozitiv të provës, ose një certifikatë e pavlefshme do t'u refuzohet udhëtimi.
Një rezultat i vlefshëm i provës duhet të jetë nga një provë PCR ose një provë tjetër shumë e besueshme për zbulimin e COVID-19 dhe duhet të tregojë se testi është marrë brenda tre ditësh nga fillimi i fluturimit.
Ju lutemi të keni në vëmendje se udhëtarët me teste të vlefshme negative se do t'ju kërkohet gjithashtu të karantinohen për dhjetë ditë pas mbërritjes në Mbretërinë e Bashkuar.
Fëmijët nën moshën 11 vjeç janë të përjashtuar nga kërkesa dhe nuk u kërkohet të përfundojnë testimin para nisjes.
Certifikata e testit: Certifikata e testit do të jetë në dispozicion në Anglisht, Frëngjisht dhe Spanjisht. Dëshmia e certifikatës mund të bëhet përmes kopjimit ose mjeteve dixhitale.
Këto masa do të jenë në fuqi deri në një njoftim tjetër nga Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar", thuhet në njoftimin e bërë publik nga aeroporti i Rinasit.