Miliarderi amerikan dhe themeluesi i Microsoft-it, Bill Gates, ka hedhur poshtë teoritë e konspiracionit që janë përhapur në mediat sociale, se ai qëndron prapa një komploti për të përdorur vaksinat kundër koronavirusit për të implantuar mikroçipe në njerëz.
“Nuk kam qenë kurrë i përfshirë në gjëra të tilla”, tha Gates në një telekonferencë me gazetarët.
Qëkurse ka nisur pandemia e koronavirusit Gates ka qenë subjekt i komploteve që, në mënyrë të rreme, e kanë lidhur atë me origjinën e koronavirusit.
Muajin e kaluar, televizioni shtetëror rus ka anuluar ritransmetimin e një programi që e akuzonte Gatesin për përpjekje për të futur mikroçipe në njerëz.
Gates ka paralajmëruar për rrezikun e pandemisë në të kaluarën dhe fondacioni i tij, së voni, ka ndarë 300 milionë dollarë për të luftuar koronavirusin dhe për të zhvilluar vaksinën.
Duke i përmendur këto lëvizje, disa grupe të krahut të djathtë, qysh në janar, kanë filluar të përhapin dezinformata në internet, se Gates qëndron prapa virusit dhe dëshiron të përfitojë nga ai.
"Është mirë të dihet se cilët fëmijë kanë marrë vaksinë kundër fruthit dhe cilët jo", tha Gates, duke shtuar se sistemet e caktuara, të tilla si regjistrimet shëndetësore, duhet t’iu ndihmojnë punonjësve të kujdesit shëndetësor që të identifikojnë se kush është i imunizuar, porse “mikroçipet nuk janë të përfshira në asgjë”.
"Fondacioni ynë merr para për të blerë vaksina. Kjo është arsyeja përse e kemi parë rrezikun e një pandemie dhe kemi folur për të”, tha Gates.
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
15 Shkurt, 08:36
Çfarë vlerësimi keni për punën e e SPAK-ut deri më sot?
-
Pozitiv
39.5%
-
Negativ
49.1%
-
Jam i/e dyzuar
11.4%
Vota total: 11317
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Bill Gates kundër Elon Musk: Përqafim paranojak i së djathtës ekstreme! Sjellja e tij një 'çmenduri'
28 Janar, 08:37
-
Baltosja, sido të jetë e nga cilido të vijë, lahet vetëm me qytetari dhe me ligj!
22 Shtator 2024, 11:50
-
Altin Prenga dhe Erion Braçe nuk e kanë bërë bozë me prodhimin vendas...
5 Shtator 2024, 08:47
-
‘Si fëmijë në një dyqan karamelesh!’ Ana e errët e manjatit të Microsoft, Bill Gates në librin e gazetares së NYT
4 Gusht 2024, 16:57
-
VIDEO/ Bill Gates zbulon se për çfarë teorie konspirative e ndalojnë njerëzit në rrugë
25 Janar 2024, 15:42
-
Bill Gates parashikon se si inteligjenca artificiale do të ndryshojë jetën tonë në 5 vjet
17 Janar 2024, 12:30
-
Rritja e rasteve me COVID-19 rikthen mbajtjen e maskave në disa spitale në SHBA
4 Janar 2024, 22:59
-
Bill Gates shpjegon se si është e mundur të punosh vetëm 3 ditë në javë
24 Nëntor 2023, 15:31
-
Shqiptarja Mira Murati krah për krah me Bill Gates në 10 vjetorin e programit Code Tech Education
28 Tetor 2023, 17:59
-
Një mikroçip në ndihmë të të paralizuarve
20 Shtator 2023, 16:23
-
'Gjumi është për dembelat', Bill Gates zbulon një nga gabimet më të mëdha të jetës së tij
9 Gusht 2023, 17:03
-
Vrau veten në burg, Epstein ‘kërcënoi’ se do të zbulonte lidhjen e supozuar të Bill Gates me lojtaren ruse! Shkak mungesa e financimeve për shoqatën
22 Maj 2023, 13:27