Covid-Dashuria e përjetshme...burrë e grua të vrarë brenda një jave nga koronavirusi, kishin qenë së bashku për 82 vjet

Covid-Dashuria e përjetshme...burrë e grua të vrarë brenda një jave nga koronavirusi, kishin qenë së bashku për 82 vjet

Ata e donin njëri-tjetrin prej 82 vjetësh dhe qëndruan së bashku deri në fund. Një javë pas vdekjes së burrit të saj, Crocefisso Miglietta, Cosima Serenelli gjithashtu iu bashkua atij në varr.

Të dy ishin sëmurë me Covid-19, ishin 93 vjeç dhe ishin nga Torchiarolo.

Crocefisso vdiq në 16 prill në spitalin Dea në Leçe. Ai ishte shtruar në spitalin Perrino në Brindisi ku trajtohej patologji të tjera, më pas u kthye në shtëpi dhe zbuloi se infektuar me virusin vrastar. Më pas për shkak të disa komplikimeve ai ishte sjellë përsëri në spitalin e Leçes, ku për fat të keq nuk mundi të mbijetojë.

Ndërkohë, gruaja dhe vajza e tij gjithashtu ishin testuar pozitiv me koronavirus.

Pas disa ditësh edhe Cosima gjithashtu u përkeqësua dhe pas një jave nga vdekja e bashkëshortit ajo ndërroi jetë në 24 prill në spitalin Perrino.

Historia e tyre ishte historia e dashurisë së përjetshme.

Të dy ishin të njohur në fshat dhe nga të gjithë ishin përshkruar si dy njerëz të mrekullueshëm.

Vitin e kaluar ata kishin festuar edhe shtatëdhjetë vjet martesë pas 12 vjet fejesë. Familja ishte mbledhur për festimin e dashurisë së tyre të madhe.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Politikanët shqiptarë që provuan burgun, arrestimin dhe prangat!

Politikanët shqiptarë që provuan burgun, arrestimin dhe prangat!