Covid/Eurostat: Në dy muaj 140 mijë viktima, të përqendruara në 50 rajone

Covid/Eurostat: Në dy muaj 140 mijë viktima, të përqendruara në 50 rajone

Sipas ‘Eurostat’, në vetëm dy muaj janë regjistruar 140 mijë viktima nga infeksioni I koronavirusit, të gjitha të përqendruara kryesisht në 50 rajone

E ndërsa numri i përgjithshëm i atyre që kanë humbur jetën që nga fillimi i pandemisë tani është rritur në 525 mijë, të dhënat e Eurostat vërtetojnë atë që tashmë  dihej: Covid-19 është një sëmundje vdekjeprurëse që iu ka marrë jetën kryesisht pacientëve të moshës mbi 70 vjeç dhe që ka prekur jo vetëm shtetet, por në një mënyrë tjetër edhe rajone.

Duke krahasuar të dhënat e muajve mars dhe prill vitit 2020 me ato të viteve të viteve 2016-2019 në periudhën mars dhe prill (nga java e 10 dhe deri në të 17-tën e vitit), sipas të dhënave paraprake të 21 vendeve evropiane, këtë pranverë u regjistruan rreth 140 mijë vdekje më shumë se mesatarja e viteve të kaluara.

Më shumë se 40% e vdekjeve për meshkujt mbi 70 vjeç

Në Europë, në muajt mars dhe prill të vitit 2020, pati 40% më shumë vdekje për burra mbi 70 dhe 30% më shumë për gra mbi 70 vjeç, në krahasim me mesataren për të njëjtën periudhë në vitet 2016-2019.

Numri i vdekjeve është rritur në mënyrë të konsiderueshme në Itali, Spanjë dhe Francë, duke arritur një kulm rreth fillimit të prillit 2020. Pas Francës dhe Spanjës piku I viktimave preku Belgjikën, Portugalinë, Suedinë dhe Zvicrën.

Në Austri, Bullgari, Republika Çeke, Danimarkë, Gjermani, Estoni, Lituani, Luksemburg, Hungari, Sllovaki, Finland, Island, Lihtenshtajn dhe Norvegji, modeli është më pak i rregullt dhe ndryshimet me vitet e kaluara janë më pak të theksuara.

Gjysma e vdekjeve shtesë janë përqendruar në 50 nga 500 rajone europiane

50 rajone nga 500 të studiuara nga ‘EDJnet’ kanë regjistruar pothuajse gjysmën e vdekjeve më shumë se mesatarja. Një e treta e rajoneve, 136 nga 500 të studiuara, tregojnë një vdekshmëri të konsiderueshme të tepërt, duke regjistruar një raport prej + 25% në krahasim me mesataren e viteve të mëparshme.

Në Itali drama, siç dihet, u zhvillua në zonën e Bergamos ku arriti kulmin e më shumë se 347% të vdekjeve në krahasim me mesataren. Një prirje e ngjashme u regjistrua në Suedi, ku shumica e vdekjeve kanë ndodhur në rajonin e kryeqytetit Stokholm (më shumë 71% se mesatarja) me nivele të ngjashme me ato të Katalonjës dhe Brukselit .

Në Mbretërinë e Bashkuar, Londra qëndron në krye të renditjes së trishtuar me 80% më shumë vdekje sesa mesatarja, ndërsa zonat e tjera janë midis 23% dhe 53% më shumë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Sot në 13:30 Man. City - Everton, Armando Broja e nis nga stoli

Sot në 13:30 Man. City - Everton, Armando Broja e nis nga stoli