COVID-i futi në karantinë edhe vettingun/ KPK dhe KPA: Jemi në punë, ende nuk kemi vendosur për seanca

Situata e pandemisë Covid-19 prek edhe institucionet e reja të drejtësisë duke futur në karantinë për më shumë se 4 javë edhe institucionet e vettingut, përfshi komisionin e pavarur të kualifikimit dhe kolegjin e apelimit. Prej datës 12 këto institucione edhe pse me një kalendar të ngjeshur seancash i kanë anuluar ato duke mos zhvilluar asnjë prej datës 12 Mars 2020, ndërsa disa prej anëtarëve të ONM rezulton se kanë ikur jashtë Shqipërisë.

ReportTv është interesuar pranë zyrës së shtypit të KPK-s dhe KPA-s për të marrë një përgjigje se cfarë ndodh aktualisht dhe kur pritet të hapen këto institucione së paku me seancat dëgjimore apo vendimet në pritje. Ndërsa përgjigja e marrë është se aktualisht ata vazhdojnë punën, por ende nuk ka asnjë vendim kur do të rinisin seancat në sallë pasi edhe nëse ata duan nuk e lejon akti normativ i qeverisë.

Për mos ndaljen e punës për sistemin e drejtësisë më datë 2 prill 2020 teksa prezantonte anëtarë të këshillit të lartë të prokurorisë që punonin nga shtëpi ambasada e SHBA-ve shkruante se "ambasada e SHBA-ve në tiranë nxit me forcë distancimin social por kjo nuk do të thotë se sistemi i drejtësisë duhet të ndalojë së punuari‘‘.

Ndërsa më i drejtpërdrejtë me mos funksionimin e vettingut me seanca e vendimmarrje ka qenë ish kreu i komisionit të reformës në drejtësi Fatmir Xhafaj. Më 17 prill në një shënim në twitter ai shkruan  "Gjyqtarët & prokurorët, Organet e vetingut, KED, ILD, KLGJ e KLP, gjithë sistemi i Drejtësisë nuk mund të karantinohet! #COVID19 nuk është shkak për bllokimin e plotë të hetimeve & gjykimeve. Nuk mund të humbim më shumë kohë me procesin e ringritjes të drejtësisë së re“.

Sipas kushtetutës shkalla e parë e vettingut ka një afat 5 vjecar ndërsa nuk dihet ende nëse ky afat thuajse mbi një muaj do të ndikojë për të shtyrë afatin apo do të sjellë seanca më të ngarkuara në momentin kur vettingu të hapet.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi/ Mbyllja e TikTok, 81% e shqiptarëve pro vendimit të qeverisë

Sondazhi/ Mbyllja e TikTok, 81% e shqiptarëve pro vendimit të qeverisë