BERAT- Dy infermiere në spitalin e Beratit kanë rezultuar pozitiv me COVID-19. Lajmi bëhet i ditur nga burime për Report Tv.

Mësohet se bëhet fjalë për një infermiere në repartin Infektiv dhe tjetra në Repartin e Urgjencës.

Këto janë raste të cilat janë përfshirë në bilancin ditor të ditës së djeshme nga Ministria e Shëndetësisë. Deri më tani në Berat janë 114 raste aktive me COVID-19.