TIRANË- Model frymëzues i mjekut të palodhur dhe humanistit e quan presidenti Ilir Meta kirurgun Dr.Agron Menzelxhiu, i cili humbi betejën me COVID-in.
Kreu i shteti i ka shprehur ngushëllimet familjarëve, teksa e quan një humbje të madhe për mjekësinë ndarjen nga jeta të kirurgut.
"Ndarja nga jeta e kirurgut të nderuar, Dr.Agron Menzelxhiu , i cili për dekada shërbeu me përkushtim dhe profesionalizëm në Elbasan dhe Tiranë, është një tjetër humbje për mjekësinë shqiptare.
Përherë do kujtohet me respekt si model frymëzues i mjekut të palodhur dhe humanistit, gjithmonë në shërbim të mbrojtjes së shëndetit dhe jetës së çdo qytetari në nevojë.
Ishte kënaqësi ta njihja nga afër. Familjes Menzelxhiu, të afërmve, miqve dhe komunitetit të mjekëve ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta", shkruan Meta.
Hajduti ngushellon...
Përgjigju