Drejtoresha e konvikteve në QS: Studentëve do u kthehen paratë për muajt që s'kanë qenë ose t'i rikonsiderojmë për vitin tjetër

Për shkak të COVID-19 dhe mbylljes së universiteteve, studentët që jetojnë në konvikte janë larguar drejt familjeve të tyre. Ata kanë  kërkuar që në këtë periudhë të mos i paguajnë konviktet për aq kohë që nuk po jetojnë aty pasi nuk është e drejtë të paguhet. Në lidhje me këtë situatë ka reaguar vetë drejtoresha  e konvikteve në Qytetin Studenti, Anila Shehu, e cila tha se të gjithë studentëve u është thënë që për aq kohë sa nuk do të jetojnë në konvikte për shkak të kësaj situate do u kthehen paratë që kanë paguar për këto muaj.

Në një lidhje skype me emisionin "Pa Parotokoll" se studentëve u është thënë që ose do u kthehen paratë ose këto muaj mund t'i rikonsiderojmë për vitin tjetër universitar.

9 konvikte qëndrojnë ende të hapura pasi 78 studentë për shkak të punës nuk mund të lëvizin dhe për këtë, Shehu qetësoi prindërit duke u thënë se janë të mbrojtur dhe kanë shërbimin shëndetësor 24 orë për çdo shqetësim që mund të kenë.

"Janë 4500 studentë që jetojnë në konvikte dhe vetëm 1280 prej tyre kanë bërë pagesën e plotë për të gjithë vitin, ndërsa pjesa tjetër e bën me këste sipas mundësive. Në momentin që do të kemi një vendim, atëherë dhe ne do të vazhdojmë me veprimet financiare. Sigurojmë se do të rikthehen në llogaritë e çdo studenti paratë për muajt që nuk kanë qëndruar, por nëse dëshirojnë vetë ata mund  do të rikthejmë pagesën në llogarinë e studentëve për muajt që nuk kanë qenë ose mund ta rikonsiderojmë atë për vitin tjetër universitar. Për muaj që nuk kanë qenë do u kthehet paratë për ata që e kanë paguar. 78 studentët kanë qëndruar janë 9 konvikte të hapura dhe janë në kujdesin e vazhdueshme të qendrës shëndetësore në çdo moment të nevojshme 24 orë", tha Shehu.

I.K/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Bashar Al-Assad rrezikon gjykimin për krime ndaj njerëzimit në Gjykatën Penale Ndërkombëtare

Bashar Al-Assad rrezikon gjykimin për krime ndaj njerëzimit në Gjykatën Penale Ndërkombëtare