Covid/Itali, zbulohet ilaçi që bllokon infeksionin nga koronavirusi brenda 48 orësh

Covid/Itali, zbulohet ilaçi që bllokon infeksionin nga koronavirusi brenda 48 orësh

Itali një grup mjekësh në spitalin San Raffaele në Milano kanë testuar te një pacient në gjendje të rëndë prej infeksionit nga koronavirusi një ilaç eksperimantal i quajtuar ‘amy-101’, dhe që sipas mjekëve i përket "frenuesve të komplementit". Ilaçi plotësues është një grup i proteinave të përdorura nga sistemi imunitar për të luftuar viruset dhe bakteret.

Mjekët, të cilët e treguan rastin në një studim, i dhanë ilaçin eksperimental dhe pas 48 orësh nga fillimi i trajtimit, "pacienti tregoi një përmirësim të dukshëm në të gjithë parametrat jonormal që pati në fillimin. Pastaj ai nuk pati më nevojë për aparatin e oksigjenit dhe nisi të merrte frymë në mënyrë autonome pas rreth dhjetë ditësh trajtimi me ‘amy-101’.

Pacienti ishte ndër personat më të rrezikuar me sëmundje të ndryshme, përfshirë hipertensionin, veshkat dhe hiperkolesteroleminë. Burri, i shtruar në spital për një operacion, ishte diagnostikuar me pneumoni, e cila rezultoi se ishte pasojë e infeksionit Covid-19.

Rezultatet e studimit mbi pacientin e parë që iu dha ilaçi eksperimantal janë pozitive dhe "tregojnë se ‘amy-101’ ka potencialin e një terapie të re anti-inflamatore në Covid-19 dhe hap rrugën për studime të mëtejshme.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

One Albania nis ofrimin e shërbimit 5G

One Albania nis ofrimin e shërbimit 5G