Ministria e Shëndetësisë e Maqedonisë së Veriut njoftoi sot se në 24 orët e fundit në vend janë regjistruar 3 viktima dhe 168 raste të reja infeksioni nga Covid.

Dy viktima janë nga Shkupi dhe një nga Gostivari

Me këto shifra, numri total i vdekjeve që nga fillimi i pandemisë është rritur në 362  kurse numri i përgjithshëm i të prekurve ka shkuar në 7572 raste.

Numri i të shëruarve nga koronavirusi në Maqedoninë e Veriut sot arriti në 3624

Për momentin në territorin e Maqedonisë së Veriut janë 3586 raste aktive me Covid-19.