Polonia nga sot ka ndaluar të gjitha fluturimet direkte, deri më 15 shtator, nga dhe për në 44 vende të botës, duke përfshirë edhe Shqipërinë, masë kjo për të frenuar përhapjen e infeksionit të koronavirusit.
Lajmi është konfirmuar edhe nga Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës i cili njoftoi se Polonia merr vendimin për të mbyllur fluturimet me Shqipërinë, ndërsa sqaron se vetëm disa kategori do lejohen të udhëtojnë për në Varshavë.
Nga ana tjetër, shtete të tilla si Franca dhe Kroacia nuk janë përfshinë në masën e re bllokuese, edhe pse ato tejkalojnë kriterin e 60 infeksioneve të reja për 100 mijë banorë, në një periudhë prej 14 ditësh, tregues ky që nga Qendra Europiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve përdoret si referencë për vlerësimin e rrezikut epidemik të një vendi.
"Në rastin e të dy këtyre shteteve ka tregues të tjerë që duhet të merren parasysh", shpjegoi Zëvendës Ministri i Infrastrukturës, Marcin Horala, duke specifikuar se situata epidemiologjike e Francës dhe Kroacisë në çdo rast do të monitorohet vazhdimisht.
"Masa ka lidhje me përkeqësimin e situatës epidemiologjike në të gjithë botën dhe shfaqjen e shpërthimeve të reja të koronavirusit” – tha Ministria e Jashtme polake
Polonia, e cila ka rreth 38 milion banorë, ka regjistruar zyrtarisht 67,922 infeksione COVID-19 dhe më shumë se 2,000 njerëz kanë vdekur nga virusi.
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Janar, 09:30
A mendoni se vota e diasporës do të jetë përcaktuese në zgjedhje?
-
Po
42.9%
-
Jo
50.7%
-
Nuk e di
6.4%
Vota total: 4411
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Dita Ndërkombëtare e Holokaustit, Hasani: Nuk do të harrojmë, të mësojmë nga historia! Të përballemi me antisemitizmin në rritje, humanizëm dhe paqe
27 Janar, 09:10
-
Plan rus për bomba në avionë? Çfarë duhet të dini rreth akuzave të Polonisë
16 Janar, 13:07
-
Polonia akuzon Rusinë se po planifikon akte terroriste kundër linjave ajrore në mbarë botën
15 Janar, 22:35
-
Ministri gjerman i Mbrojtjes: Aleatët e mëdhej europianë do të zbatojnë me shpejtësi objektivat e reja të NATO-s
14 Janar, 09:32
-
Orban nuk ftohet në ceremoninë e inaugurimit të Presidencës polake të BE-së
3 Janar, 14:02
-
Polonia synon avancimin e procesit të zgjerimit gjatë kryesimit të BE-së
1 Janar, 09:27
-
Bazë e re ushtarake e SHBA-së në Poloni! Sistemi i ri për mbrojtjen nga raketat përforcon krahun lindor të NATO-s
21 Dhjetor 2024, 18:42
-
Polonia regjistron më shumë migrantë në kufi me Bjellorusinë
19 Dhjetor 2024, 16:49
-
Ministri i Jashtëm Hasani pret homologun nga Polonia: Zgjerimi i BE, prioritet edhe i presidencës polake
19 Dhjetor 2024, 16:07
-
Vlorë/ Goditet grupi kriminal ukrainas, rekrutonin shpërndarës droge në vendet e BE-së! 4 të arrestuar, 1 në kërkim
13 Dhjetor 2024, 09:58
-
40 mijë trupa të NATO-s në Ukrainë, zbulohet plani francez dhe polak për luftën
12 Dhjetor 2024, 17:15
-
Shqipëria, ndër vendet më obeze të Europës, më elegantët italianët
12 Dhjetor 2024, 10:56