Vështirësitë ekonomike, të shkaktuara nga pandemia me koronavirus, pritet të nxisin varfëri, pakënaqësi të thella dhe mungesë të stabilitetit në shtetet që kanë borxhe dhe janë politikisht në brishta, thuhet në raportin e Institutit për Ekonomi dhe Paqe, me bazë në Australi.
Efektet e pandemisë do të dëmtojnë përparimin shoqëroro-ekonomik të ndërtuar për vite në disa shtete.
“Më e keqja nuk ka ardhur ende. Shtetet që do të vuajnë më së shumti, janë ato që aktualisht janë më të brishta, sepse ato në përgjithësi regjistrojnë shkallë më të lartë të jostabilitetit në ushqim, qeveritë janë më të dobëta politikisht dhe ekonomitë nuk janë shumë të fuqishme”,deklaroi kryetari i këtij Instituti, Steve Killelea.
Organizata Ndërkombëtare për Punë, ka vlerësuar se rreth 200 milionë persona do të humbin vendet e punës, teksa Banka Botërore ka parashikuar që ekonomia globale do të tkurret për 5 për qind këtë vit.
Killelea theksoi se sipas vlerësimeve të ekspertëve, ekonomive botërore do t’ju duhen pesë vjet për t’u kthyer në nivelin e vitit 2019.