Covid/Serbia lehtëson disa masa kundër koronavirusit. Të detyrueshme maskat dhe dorezat

Covid/Serbia lehtëson disa masa kundër koronavirusit. Të detyrueshme maskat dhe dorezat

Qeveria e Serbisë do t’i lehtësojë disa masa të kufizimit, të ndërmarra për frenimin e përhapjes së koronavirusit.

Disa biznese të vogla, përfshirë mekanikët e makinave, këpucarët dhe libraritë, do të lejohen të punojnë nga sot.

Qeveria serbe tha se bizneset duhet të zbatojnë disa masa të rrepta për parandalimin e sëmundjes, të tilla si veshja e maskave dhe dorezave, si dhe dezinfektimi.

Qendrat tregtare, kafenetë, restorantet, shkollat dhe kopshtet do të mbeten të mbyllura.

Ora policore gjatë natës do të shkurtohet për një orë.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka ndërmarrë muajin e kaluar disa nga masat më të rrepta në Evropë, për të ngadalësuar përhapjen e koronavirusit.

Gjatë fundjavës së kaluar, qeveria ka vendosur shtet-rrethim 84-orësh, për të parandaluar shoqërimin e njerëzve gjatë Pashkëve Ortodokse.

Serbia ka mbi 6,600 të infektuar me koronavirus dhe 125 viktima.

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Kina do ndërtojë në Tibet digën më të madhe hidroelektrike në botë

Kina do ndërtojë në Tibet digën më të madhe hidroelektrike në botë