Covid-Thriller/ Studimi: Në dhjetor mund të regjistrohen 30 mijë viktima në ditë

Covid-Thriller/ Studimi: Në dhjetor mund të regjistrohen 30 mijë viktima në ditë

Sikur të ishte një film Thriller i Hollivudit, studiuesit në Shkollën e Mjekësisë të Universitetit të Uashingtonit kanë parashikuar me vulën e statistikave se muaji dhjetor do të jetë për fat të keq ‘i kuq’ pasi në botë mund të regjistrohen rreth 30 mijë raste vdekjesh prej Covid në ditë, por në qoftë se do të respektohen detyrimet për mbajtjen e maskës dhe distancomi shoqëror, mund të shpëtohen deri 770 mijë jetë.

Sipas statistikave të Universitetit të Uashingtonit, deri në prag të Vitit të Ri, numri i viktimave do të shkojë në 2.8 milionë, rreth 1.9 milionë më shumë nga tani deri në fund të vitit.

‘Il Giornale’ thotë se sipas parashikimeve. Italia do të regjistronte në muajin dhjetor deri 500 viktima në ditë kurse rekordi i zi do të regjistrohej në Indi, ku vlerësohet se vdekjet totale mund të arrijnë më shumë se 56 000

Studiuesi Christopher Murray është shprehur se “Ne po përballemi me mundësinë e një dhjetori vdekjeprurës, veçanërisht në Evropë, Azinë Qendrore dhe Shtetet e Bashkuara. Shkenca është e qartë dhe provat janë të pakundërshtueshme: mbajtja e maskës, respektimi i distancës dhe kufizimi i tubimeve janë thelbësore për të parandaluar katastrofën".

Universiteti i Uashingtonit ka parashikua tre skenarë

I pari, më i keqi do të çonte në 4 milion vdekje brenda vitit nëse nuk respektohen masat. I dyti, "më i miri", parasheh 2 milion vdekje totale, nëse përdorimi i maskës bëhet universal dhe qeveritë vendosin kërkesa të rrepta distancimi. Një tjetër skenar "shumë i mundshëm" parashikon një total prej rreth 2.8 milionë vdekjesh.

Rritja e numrit të vdekjeve është pjesërisht për shkak të "një rritje të mundshme sezonale të rasteve Covid-19 në hemisferën veriore", shpjegojnë studiuesit. 

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • lok: 05/09/2020 17:17

    na plasi se ca do bej Kosova me serbin

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave