Covid-Zëdhënësi i Putinit shërohet nga infeksioni i koronavirusit

Covid-Zëdhënësi i Putinit shërohet nga infeksioni i koronavirusit

Dmitry Peskov, zëdhënës i presidentit rus, Vladimir Putin, doli të hënën nga spitali, pasi u shërua nga koronavirusi, njoftuan mediat ruse. Ai do të qëndrojë në shtëpi edhe për dy javë të tjera.

“Tani për tani mbetem në karantinë”, tha Peskov, 52 vjeç, për agjencinë TASS.

Peskov ishte shtruar në spital pasi ai dhe gruaja e tij, Tatyana Navka, kanë dalë pozitivë në testet për koronavirus, më 12 maj.

Navka është shëruar dhe është liruar nga spitali më 21 maj.

Peskov ka vuajtur nga pneumonia, raportoi Interfax.

Me koronavirus janë infektuar edhe zyrtarë të tjerë rusë, përfshirë kryeministrin Mikhail Mishustin, ministren e Kulturës, Olga Lyubimova, dhe ministrin e Ndërtimit, Vladimir Yakushev.

Rusia ka konfirmuar mbi 353,400 raste të të infektuarve me koronavirus dhe mbi 3,600 viktima.

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 24 Janar, 09:42

    Sa i drejtë do të jetë procesi i primareve në PD?



×

Lajmi i fundit

Itali/ Ndjekje si në filma në rrugët e Padovës, shqiptari i droguar dhe me precedentë përplas makinën me murin!

Itali/ Ndjekje si në filma në rrugët e Padovës, shqiptari i droguar dhe me precedentë përplas makinën me murin!