Cozman tregon sherrin me Noizy-n:
Ja përse ndodhi përplasja në Prishtinë

Cozman tregon sherrin me Noizy-n:<br />Ja përse ndodhi përplasja në Prishtinë
Pas sherrit me Noizy-n në Prishtinë, Cozman dhe Skivi kanë folur për herë të parë.
 
Skivi ka thënë se ka qenë Noizy ai që ka nisur gjithçka në incidentin që ndodhi në Prishtinë.
 
“Isha i shoqëruar me femër. Ishin rreth 10 veta që po rrinin jashtë hotelit. Vazhdova punën time. Sapo u afrova nisën të më shanin. Ishin agresivë me fjalë para femrës.
 
Vetëm ktheva kokën dhe iu thashë: “Shqipe, ju lutem mos flisni se s'është as koha e as momenti”. Telefonova Cozmanin që të vinte të më merrte aty. I thashë edhe për incidentin, por se çdo gjë ishte nën kontroll
”, tha Skivi.
 
Ndërsa Cozman bën me dije se ishte vetëm me një shokun e tij në momentin që ka ndodhur ngjarja: "U nisa për tek hoteli dhe sapo hyra brenda pashë se kishte shumë vetura të parkuara.
 
Ishin grup 10-15 veta. E ndala veturën. 3-4 veta prej tyre m'u drejtuan dhe njëri më preku pasqyrën.
 
Sapo dola jashtë ishin 4-5 veta që nisën të më sulmonin. Në anën tjetër e sulmuan edhe shokun tim. Nisëm të përlesheshim dhe për 2-3 sekonda dëgjuam të shtënat dhe policia ishte aty afë
r” deklaroi ai. / Top Channel


dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Kryeparlamentarja e Sllovenisë uron Spiropalin: Jam e bindur se do zbulojmë rrugë të reja për të rritur bashkëpunimin

Kryeparlamentarja e Sllovenisë uron Spiropalin: Jam e bindur se do zbulojmë rrugë të reja për të rritur bashkëpunimin