Ç’po ndodh me anëtarët e Vettingut? Dy komisionerë nën hetim për pasurinë, një i dënuar dhe i shkarkuar për falsifikim

Ç’po ndodh me anëtarët e Vettingut? Dy komisionerë nën hetim për pasurinë, një i dënuar dhe i shkarkuar për falsifikim

Krahas fundit të mandatit në korrik të KPK-së dhe mosmarrëveshjeve të politikës për të gjetur një zgjidhje përmes ndryshimit të Kushtetutës, procesi i Vettingut po rrezikohet edhe nga goditjet penale të anëtarëve të shkallës së parë dhe gjyqtarëve të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit. Ditën e djeshme, Kolegji i Posaçëm i Apelimit vendosi të pezullonte pa afat nga detyra anëtarin Ardian Hajdari, pasi ky i fundit është marrë i pandehur nga SPAK për fshehje të ardhurash dhe deklarim të rremë pasurie. Hajdari është kallëzuar penalisht në qershor 2020 nga ish-prokurorët Antoneta Sevdari, Elsion Sadiku si dhe ish-gjyqtari Ervin Metalla.

Ardian Hajdari është anëtari i dytë i Kolegjit të Posaçëm të Apelit që pezullohet. Më parë gjyqtari Luan Daci u pezullua dhe më pas u shkarkua pasi u deklarua fajtor me vendim të formës për falsifikim të formularit të aplikimit për një pozicion në institucionet e Vettingun, përmes paraqitjes së rrethanave të rreme nëpërmjet mosdeklarimit të një mase disiplinore për largim nga puna në vitin 1997. KPA-ja e shkarkoi Dacin në dhjetor të vitit 2021, 9 muaj pasi ishte dënuar me vendim të formës së prerë.

Kallëzimet penale mund të prekin edhe Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Në 7 janar të vitit 2022, gjyqtari i Gjykatës së Posaçme, Erion Bani ka rrëzuar kërkesën e prokurorit të SPAK-ut Dritan Prençi, për të pushuar një çështje penale ndaj anëtares së KPK-së, Brunilda Bekteshi. Ndaj zonjës Bekteshi është referuar një kallëzim penal në SPAK nga ish prokurori Bujar Hoti, i cili pretendon se anëtarja e Vettingut ka konsumuar veprat penale të fshehjes së pasurisë dhe të falsifikimit të dokumenteve. Prokurori i SPAK-ut kërkoi pushimin e çështjes me pretendimin se nuk ekziston fakti penal i deklarimit të rremë të pasurisë dhe falsifikimit të dokumenteve. Por, Gjykata e Posaçme ka vlerësuar se hetimi është i paplotë, duke vendosur kthimin e akteve dhe vijimin e hetimeve.

Në SPAK është kallëzuar për falsifikim dokumentesh edhe anëtarja e KPK-së, Alma Faskaj, nga ish-gjyqtarja e Apelit Shkodër, Hajrie Muçmata. Ish gjyqtarja ka pretenduar se Alma Faskaj, kur ka kryer aplikimin për të qenë pjesë e KPK-së, ka deklaruar se ka punuar si gjyqtare në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Lushnjë, por ka fshehur faktin se ka qenë e shkarkuar nga detyra me vendimin nr.8, të datës 23 gusht 1996 të ish-Këshillit të Lartë të Drejtësisë, KLD me arsyetimin se “është konstatuar shkelje e ligjit dhe paaftësi në ushtrimin e detyrës”. Megjithatë, SPAK dhe gjykata e përjashtuan Alma Faskajn nga përgjegjësia e penale, edhe pse veprimi dukej i ngjashëm me atë të Luan Dacit. Kallëzime penale janë referuar edhe për anëtarë të tjerë të organeve të Vettingut, por nuk kanë përfunduar me ngritje akuze nga Prokuroria.

 

Vendimi i Gjykatës Speciale për çështjen e Brunilda Bekteshit 

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • ashta: 10/02/2022 14:50

    Po si keni harruar pa permendur Firdese Shulin, fallsifikatoren e famshme, Etleda Ciftja, hajde hajde sa po shkon rradha. Ia futen gjyqtareve zullumet e veta dhe menduan se po te denonin gjyqtaret do shpetonin vete. Po ne kete bote lahet gjithcka.

    Përgjigju
  • VI-NJOLL: 09/02/2022 08:59

    ANALFABETE FUNKSIONALE ESHTE KJO ME DEMEK KOMISIONERE !!!

    Përgjigju
  • Gest: 08/02/2022 21:22

    Kush i emeroi keto monstra ne kpk dhe kpa a duhet te mbaje pergjegjesi penale? Fiks si Tahiri i shkrete qe nuk mori masa per pune me te mire dhe e hengri. Ndonje koment per keto raste si nuk degjuam nga Soreca dhe Kim.....

    Përgjigju
    • Arbëri: 08/02/2022 21:53

      Ky është timoni që duam !

  • Ilir: 08/02/2022 20:55

    Normale , edhe reforma me e rendesishme ne keto 100 e kusur vite te shtetit shqiptar u dh..... si cdo gje ne kete vend.Nuk kane lene me ordiner, jurista kooperativash ,kurva e te korruptuar pa emeruar ne KPK dhe KPA.Si nuk u beme njehere shtet mor e mori dreqi e mori .

    Përgjigju
  • Mira: 08/02/2022 20:41

    Po ai burri nga Kryevidhi kur do merret per deklarim te rreme te pasurise se nje here e ka delaruar 3 milion dhe nje here 50 mije euro token qe ia ka fal kunati trafikant

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Pesë pyetje për 2025-ën

Pesë pyetje për 2025-ën