CR7-ën e lodhin gjyqet: Do kthehem
në Angli, atje nuk kisha probleme

CR7-ën e lodhin gjyqet: Do kthehem<br />në Angli, atje nuk kisha probleme
Gjyqet për çështjen e evazionit fiskal duket se e kanë lodhur yllin e Realit, Ronaldon, i cili po mendon të largohet nga Spanja, shkruan e përditshmja britanike “The Sun”.
 
Christiano Ronaldo dëshiron të kthehet në Angli, pasi atje nuk ka pasur asnjëherë problem me taksat, dhe se i ka paguar rregullisht.
 
“Gjithmonë i kam paguar taksat, si në Angli, ashtu edhe në Spanjë. Do të ishte qesharake po mos ta bëja një gjë të tillë. Unë jam një libër I hapur, mjafton që të hyni në “Google” dhe të kërkoni emrin tim dhe do ti gjeni të gjitha. Ju mund të shikoni dhe në revistën “Forbes, e cila publikon të gjitha të ardhurat e mia. Nuk kam pasur asnjëherë nevojë të fsheh të ardhurat e mia nga askush. Në Angli nuk kam pasur asnjëherë problem me taksat, për këtë dua të kthehem atje”, është shprehur ylli madrilen para gjykatës spanjolle.

ronaldo
 
Redaksia Online
Er.K/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Ivi Kaso flet për bisedat me Salianjin, mandatin e Manos dhe protestën: Andrean s’e shoh te Basha, Ervini më tha...

Ivi Kaso flet për bisedat me Salianjin, mandatin e Manos dhe protestën: Andrean s’e shoh te Basha, Ervini më tha...