CR7 fitues i Topit të Artë, Lionel
Messi i “kundërpërgjigjet ashpër” 

CR7 fitues i Topit të Artë, Lionel<br />Messi i “kundërpërgjigjet ashpër” 
Barcelona mundi me rezultatin 4-1  Espanjolin.

Kjo ndeshje ka shërbyer për argjentinasit si një mundësi shumë e mirë për t’iu “kundërpërgjigjur” Cristiano Ronaldos, fituesit të Topit të Artë.

Triblimet e jashtëzakonshme të numrit 10 të Barcelonës lanë pa frymë 90 mijë tifozë të pranishëm në “Camp Nou”. 

Edhe pse shënoi vetëm një gol, Lionel Messi ka dhënë dy topa goli por sipas mediave spanjolle një performancë e tillë nga Messi nuk ishte parë prej 10 vitesh.

Luiz Suares shënoi 2 gola, Messi një e ndërsa golin tjetër Zhordi Alba ndërsa për  Espanjolin goli u shënua nga David Lopez.
 
Espanyol ka rreth 7 vite, që në 2009 që nuk e ka mundur Barcelonën.

Pas kësaj ndeshjeje, Barcelona ndodhet në vendin e dytë me 34 pikë, tre më pak se Reali të cilët kanë luajtur një lojë më pak për shkak të pjesëmarrjes së tyre në finalen e Club World Cup këtë fundjavë, ndërsa Sevilla renditet e treta me 33 pikë. 

Redaksia Online
(B.K/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kë do të forcojë më shumë protesta e 7 tetorit?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ 'Lewangolski' tripletë në moshën 36-vjeçare, Barcelona mposht Alaves dhe shkëputet nga Real Madrid

VIDEO/ 'Lewangolski' tripletë në moshën 36-vjeçare, Barcelona mposht Alaves dhe shkëputet nga Real Madrid