Credins Bank mbështet agrobiznesin

Credins Bank zhvilloi një takim në qytetin e Roskovecit ku mirëpriti më shumë se 50 fermerë nga Berati, Lushnja, Fieri dhe qytete të tjera të vendit. E pranishme në këtë takim ishte dhe kryetarja e Bashkisë së Roskovecit, Majlinda Bufi, e cila përgëzoi Credins Bank për nismën e marrë në mbështetje të agrobiznesit.

"Njerëzit kanë nevojë për shërbime atje ku ata jetojnë, atje ku ata zhvillojnë jetën dhe aktivitetin e tyre. Padyshim që unë jam e bindur që çdo vend ka specifikat e veta. Dhe qendrat urbane të cilat kanë specifikat e veta, por atje ku është jeta reale, ku është jeta e vërtetë dhe për zonën më të largët ata kanë nevojë për këtë shërbim, për dorën e shtetit që jeta e tyre të jetë e gjallë dhe aktive, por jam e bindur se sa më shumë shërbime të tilla sado pak qofshin ato, do të përfitojnë nga kjo gjë", tha Majlinda Bufi, kryetarja e Bashkisë së Roskovecit.

Gjatë eventit, përfaqësuesit e Credins Bank informuan fermerët mbi mundësitë dhe procesin e kredive për agrobiznesin si dhe ofruan konsulencë për mënyrën e aplikimit.

"Fermerët nuk kanë shumë informacion për produktet bankare  dhe as për fondet e pensionit vullnetare pasi është një produkt relativisht të ri ndërsa edhe tregu nuk ka marrë sasinë e duhur të informacionit për produktet e reja që kanë hyrë në treg", u shpreh Anila Bregasi,Menaxhere e Zhvillimit të Biznesit, Credins Invest.

Credins i dha vëmendje të veçantë njohjes se fermerëve me njëri-tjetrin, duke nxitur në këtë mënyrë interesat e përbashkëta dhe mundësitë e bashkëpunimit ndërmjet tyre.

"Zhvilluam një takim shumë të suksesshëm. Mësuam të dyja palët, mësuan klientët tanë, bujqit dhe blegtorët, mësuam edhe ne nga hallet e tyre dhe problemet e tyre. Mendoj që në fund të dyja palët dolën të kënaqur. Klientët do shfaqin shumë interes dhe do të vijnë drejt bankave për të marrë dhe për të bërë kërkesat e tyre në drejtim të kredive", tha Artan Ferati, Drejtor i Rajonit të Jugut, Credins.   

"Pjesëmarrja qe e kënaqshme tepër të interesuar fermerët kjo është  një zonë që merret me bujqësore e cila merr prodhimin bujqësor me sera dhe perspektiva e saj ëshët zgjerimi", u shpreh Asqiri Ruko, Drejtor i Bujqësisë, Bashkia Roskovec.

Credins Bank do të vazhdojë iniciativën e ndërmarrë për mbështetjen e agrobiznesit dhe në muajt e ardhshëm do të organizojë takime mes fermerëve në zona të tjera të Shqipërisë.

B.K./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Atentati në Vlorë, 30 plumba drejt makinës së Kevin Hajrullës

Atentati në Vlorë, 30 plumba drejt makinës së Kevin Hajrullës