Cristian Shpendi është sulmuesi i momentit në Itali. Djaloshi i Kombëtares U-21 ka shënuar golin e 20-të me Cesenan këtë sezon. Në ndeshjen e javës së 31-të në Serinë C, Cesena fitoi 2-0 kundër Gubbios dhe autori i golit të dytë për të tijtë ishte 20-vjeçari shqiptar.
Duhej minuta e 74 që vendasit të qetësoheshin nga e djathta potente e Shpendit. Tanimë ai shkon në kuotën e 20 golave këtë sezon dhe pas tij janë disa nga skuadrat big të Italisë.
Binjaku i tij, Stiveni është pjesë e Empolit në Serie A dhe nuk do ishte çudi që vera e këtij viti ta shihte Cristianin në një tjetër klub. 2 milionë euro është vlera e tij në treg, teksa ka luajtur edhe shtatë ndeshje dhe ka shënuar një gol për U-21 e Shqipërisë. "Calciomercato" bën me dije se pas djaloshit janë Fiorentina dhe Sassuolo që e duan në ekip.
Në sfidat e fundit kualifikuese për Euro 25 te moshat U-21, trajneri Alban Bushi nuk e ka ftuar djaloshin pasi ai është i pezulluar për shkak të një kartoni të kuq në ndeshjen e fundit me Rumaninë.
20 gola këtë sezon, sulmuesi i Kombëtares kërkohet nga Fiorentina dhe Sassuolo
Cristian Shpendi ka shumë fansa në Itali. 20-vjeçari i kombëtares Shpresa ka shënuar 20 gola këtë sezon me Cesenan në Serie C dhe pas tij janë disa klube. "Calciomercato" bën me dije se pas djaloshit janë Fiorentina dhe Sassuolo që e duan në ekip. Me këtë ritëm dhe golat e shënuar Cristiani duket se në verë do "mbushë arkat" e Cesenas, që kërkon jo më pak se 2 milionë euro për ta lënë të lirë. Ai ka kontratë deri në verën e 2026.