Cristiano Junior shkëlqen para syve
të Ronaldos, 6 gola në 1 ndeshje

Cristiano Junior shkëlqen para syve<br />të Ronaldos, 6 gola në 1 ndeshje<br>
“Krenar”, kështu ka shkruar Ronaldo në rrjetet sociale pasi e pa të birin duke shënuar gjashtë gola.

Cristiano Ronaldo ka shfrytëzuar pasditen e së premtes për të parë shfaqjen e të birit të tij, Cristiano Junior, në fitoren e skuadrës së tij Lancers A ndaj Bernadette, raporton AS.

Nëse jo Ronaldos së madh, atij të voglit duket se këtë sezon po i ecën fati.

Cristiano Junior, para syve të babit të tij shënoi gjashtë gola.

Përndryshe Cristiano Junior kryeson edhe në listën e golashënuesve në ligën e tij, me 26 gola të shënuara, ndërsa ndjekësi i tij i parë ka shënuar vetëm 13.

“Krenar”, ky ishte reagimi i Ronaldos në rrjetet sociale pasi e pa të birin të shënojë kaq shumë gola në një sfidë, teksa dhuroi edhe autografe dhe bëri gjithashtu foto me shokët e djalit të tij.

Proud ❤️⚽️⚽️⚽️⚽️⚽️⚽️

A post shared by Cristiano Ronaldo (@cristiano) on



Redaksia Online
a.dr/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Djegin karriget dhe sende drejt Spiropalit, si e vlerësoni aksionin e PD?



×

Lajmi i fundit

Arrestimi i ultrasve për lidhjet mafioze, Inter dhe Milan mund të vendosen nën kontrollin e jashtëm! Takimet me futbollistët

Arrestimi i ultrasve për lidhjet mafioze, Inter dhe Milan mund të vendosen nën kontrollin e jashtëm! Takimet me futbollistët