Cristiano Ronaldo fiton edhe
çmimin “FIFA Best Player”

Cristiano Ronaldo fiton edhe<br />çmimin “FIFA Best Player”
Viti 2016 po rezulton thjesht spektakolar për Cristiano Ronaldon.

Pas Topit të Artë dhe Botërorit të Klubeve, në palmaresin e luzitanit do të shtohet një tjetër trofe. Sipas gazetës “Mundodeportivo”, sulmuesi madrilen ka thyer gjithë konkurrencën në garën për çmimin “Lojtari më i mirë i vitit” që dorëzohet nga FIFA. Numri 7 do ta marrë çmimin në një cereoni gala që do të zhvillohet në Zyrih në datën 9 Janar.

Kjo është hera e parë që Ronaldo do të fitojë këtë çmim pasi gjatë 5 viteve të fundit, FIFA nuk e akordoi për shkak të marrëveshjes me “France Football” për Topin e Artë. Sipas mediave iberike, në Zyrih, Ronaldo do të udhëtojë bashkë me familjen, ndërsa presidenti i Realit të Madridit, Florentino Perez do të jetë i pranishëm në ceremoni. Ronaldo është 4 herë fitues i Topit të Artë, ndërsa në vitin 20085 u rendit në vendin e dytë për çmimin e FIFA-s. Gjatë këtij viti ai ka fituar edhe një UEFA Champions League, Superkupën e Europës dhe titullin europian me Portigalinë.

Në garë për një tjetër çmim është edhe Zinedine Zidane, por Claudio Ranieri mbetet i favorizuar për trofeun “Trajneri i Vitit”. Votimi është mbyllur në datën 22 Nëntor por edhe pse të dhënat nuk janë zyrtare, mendohet se Lionel Messi ka arritur të zejë vendin e dytë, i ndjekur nga një tjetër lojtar i Primera Division, sulmuesi i Atletico Madrid, Antoine Griezmann.

Francezi është i shkëputur ndjeshëm nga dy të parët sepse pavarësisht sezonit spektakolar në aspektin individual, ai nuk arriti të triumfonte në asnjë nga dy finalet e vitit 2016.

Redaksia Online
(B.K/Shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Meta në 'sulm', Milaim Zeka në 'Frontline': Arrestimet e mëdha bëhen fundjavave! Nuk mund askush të fitojë luftën ndaj Amerikës

Meta në 'sulm', Milaim Zeka në 'Frontline': Arrestimet e mëdha bëhen fundjavave! Nuk mund askush të fitojë luftën ndaj Amerikës