Cristiano Ronaldo fiton gjithçka:
Ende dyshoni për më të mirin?!

Cristiano Ronaldo fiton gjithçka:<br />Ende dyshoni për më të mirin?!
Viti 2016 ka qënë një ndër më të mirët për të mos thënë më i miri për yllin portugez dhe të Realit të Madridit, Cristiano Ronaldo.

Pas fitores së “Topit të Artë”, ai ka shtuar një tjetër çmim në arkivat e tij, atë të “Globe Soccer”. Ky çmim i cili jepet si individualisht ashtu dhe kolektivisht lojtarit dhe ekipit që  ka pasur vitin më të mirë e suksesshëm.

Ronaldo u shpall fitues të martën, në Dubai, duke marrë çmimin e lojtarit më të mire. Në fjalën përshëndetëse me këtë rast, katër herë fituesi i “Topit të Artë” nënvizoi:

Kam fituar gjithçka, ndaj për këdo që ka ende mëdyshje mbi mua, të shohë veprat e Real Madridit dhe kombëtares së Portugalisë në vitin që po mbyllet. Individualisht dhe kolektivisht, ky ka qenë viti im më i mirë deri më tani. Kam fituar Ligën e Kampionëve dhe Kupën e Botës për Klube me Real Madridin, ndërsa me ekipin kombëtar kam fituar titullin e parë të madh (“Euro 2016”) dhe çmimin “Balon Gold”.
Nuk besoj se mund të pyesni dhe kërkoni më shumë.” – tha portugezin në një video-konference, pas ceremonisë së çmimeve në Dubai. "Kam fituar gjithçka në vitin 2016, kam pasur një ecuri të mahnitshme dhe jam shumë i lumtur. Natyrisht, duhet të falënderoj shokët e mi në kombëtare dhe te Real Madridi, Fernando Santosin, i cili ka fituar çmimin e trajnerit më të mirë.” -ishin fjalët mbyllëse të kapitenit të luzitanëve.

Redaksia Online
K.M/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Bilanci për javën që lamë pas, Policia: Mbi 23 mijë gjoba, 38 shoferë të arrestuar

Bilanci për javën që lamë pas, Policia: Mbi 23 mijë gjoba, 38 shoferë të arrestuar