Cristiano Ronaldo thotë se ai është futbollisti më i mirë në historinë e futbollit. Sipas tij, ai është futbollisti më i kompletuar i të gjitha kohërave dhe për këtë arsye është më i mirë se Messi, Maradona apo Pele.

“E them me zemër, mendoj se jam lojtari më i kompletuar në histori. Mund të jetë çështje preferencash, por unë jap gjithçka për futbollin, shënoj me kokë, me të majtën, kërcej, jam i shpejtë dhe i fuqishëm, pra jam më i kompletuari.

E respektoj nëse dikush zgjedh Messin, Maradonën apo Pele, por do të ishte gënjeshtër të thuash që Cristiano nuk është i kompletuar.

Edhe nëse shënoj 920, 925 apo 930 gola, më i miri në histori jam unë. Pikë”, ka thënë futbollisti portugez i Al Nassr për 'LaSexta'.