Cristiano Ronaldo “mbret” i Europës
shorti i grupeve, përplasje të zjarrta

Cristiano Ronaldo “mbret” i Europës<br />shorti i grupeve, përplasje të zjarrta
Cristiano Ronaldo shpallet lojtari më i mirë i edicionit të kaluar në Evropë. Portugezi mundi konkurrencën e Roben dhe Nojer duke fituar çmimin prestigjioz. 

"Ishte një vit fantastik, një vit i ëndrrës. Jam shumë krenar me ekipin tim, trajnerin dhe tifozët.

Jam shumë i lumtur, dua t’i falënderoj shokët e mi, sepse pa ndihmën e skuadrës, çmimet personale janë të pamundshme”, deklaroi Ronaldo.

Shorti i Champions League
Merr formë edicioni i ri i Champions League me shortin e fazës së grupeve që u hodh në Monte Carlo. Goglat dhuruan përplasje të zjarrta duke premtuar për një edicion spektakolar. Kampionët e Europës do të kenë përballë Liverpulin, Baselin dhe Ludogorets. Shorti ka plotësuar dëshirën e shqiptarit nga Kosova që luan me Baselin, Gashi, i cili shpresonte për një sfidë me Realin e Madridit.

Grupi E, mund të konsiderohet si grupi i ‘ferrit’ pasi goglat vendosën përballë Bajernin e Mynihut, Manchester Cityn, Romën dhe CSKA. Përballje interesante dhuron edhe grupi F me Barcelonën, PSG, Ajaksin dhe Apoel Nikosian. Finalistët e Champions League do të ndeshjen me Juventusin, Olimpiakosin dhe Malmo. Shorti cilësohet i lehtë për Atletikon dhe Juven që duket se do të jenë ekipet që do luftojnë për vendin e parë në grup. I vështirë është edhe grupi D, pasi njëri ekip mes Arsenalit, Dortmundit dhe Gallatasarait do të mbetet jashtë.

Ndërsa Anderlehti i Besnik Hasit do ta ketë shumë të vështirë kalimin e grupit. Çelsi ka qenë me fat, pasi Shalke, Sportingu dhe Maribori pritet që të mos i hapin punë për pozicionin e liderit. Surpriza Bilbao, që eliminoi Napolin gjen përballë Porton, Shaktarin dhe Baten. Grupi shikohet si i barabartë nga të gjithë ekipet dhe shanset i kanë të gjitha për të vazhduar më tej. Kompeticioni nis më datë 16 shtator me ndeshjet e para për 2014-15.


Grupet e Champions League

Grupi A, Atletiko Madrid, Juventus, Olimpiakos, Malmo

Grupi B, Real Madrid, Basel, Liverpul, Ludogorets

Grupi C, Benfika, Zenit, Leverkusen, Monaco

Grupi D, Arsenal, Dortmund, Gallatasarai, Anderleht

Grupi E, Bajern Mynih, Manchester City, CSKA, Roma

Grupi F, Barcelona, PSG, Ajaks, Apoel Nikosia

Grupi G, Çelsi, Shalke, Sporting, Maribor

Grupi H, Porto, Shaktar, Bilbao, Bate Borisov


d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria çel negociatat për kapitullin e parë, integrohemi brenda 2030?



×

Lajmi i fundit

Hapen negociatat për grup kapitullin e parë, Alban Daci: Sot ndër datat më të rëndësishme për shqiptarët! Anëtarësimi në BE brenda 2030, i mundur

Hapen negociatat për grup kapitullin e parë, Alban Daci: Sot ndër datat më të rëndësishme për shqiptarët! Anëtarësimi në BE brenda 2030, i mundur