Cristiano Ronaldo: Më duhen
armiqtë e mi që të motivohem

Cristiano Ronaldo: Më duhen<br />armiqtë e mi që të motivohem
Cristiano Ronaldo ka dhënë një intervistë për “Coach Magazine” ku ka deklaruar se ka nevojë për armiq që të motivohet.

”Futbolli më ka mësuar se duhet të përdor njerëzit negativ si motivim. Në të vërtetë kam nevojë për armiqtë e mi. Ata më kanë ndihmuar që të fitoja gjithë këto trofe” sqaron portugezi.

Ronaldo flet edhe për marrëdhënien e tij me yllin argjentinas Leo Messi:”Nuk është se jemi miq të mirë por kemi respekt për njëri-tjetrin. Mediat flasin për një rivalitet të madh mes nesh por nuk është e vërtetë”.

Kapiteni i Portugalisë vlerëson së tepërmi trajnerin Zidane por thotë se trajneri më i rëndësishëm për të ka qënë Ferguson.

Ylli i Realit të Madridid e mbyll duke thënë se kundërshtari më i forte me të cilin është përballur ka qënë mbrojësi Ashley Cole ndërsa zbulon se kur ishte i vogël admironte Luis Figo dhe Manuel Rui Costa.

Redaksia Online
XH.K/shqiptarja.com 

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kë do të forcojë më shumë protesta e 7 tetorit?



×

Lajmi i fundit

Gara mbarëkombëtare, mbyllet pas 8 ditësh festivali i shahut në Vlorë! Risia e sezonit, presidenti Dervishaj: Ka vajza shumë të talentuara

Gara mbarëkombëtare, mbyllet pas 8 ditësh festivali i shahut në Vlorë! Risia e sezonit, presidenti Dervishaj: Ka vajza shumë të talentuara