Ylli Real Madrid Cristiano Ronaldo nuk di të ndalet në sukseset tij. Ai së fundmi është shpallur lojtari më i mirë për vitin 2016.

Ronaldo është vlerësuar me së shumti për triumfin me kombëtaren portugeze në Europianin e Francës. Ky çmim me të cilin nderohet ylli portugez, është i ngjashëm me ‘’Topin e Artë’’ të cilin ai e fitoi  një muaj më parë.

Të dy këta trofe vitin e kaluar ishin në një të vetëm, por krisja e FIFA-s me revistën franceze “Francë Futboll”, e cila është ajo që ka patentën për “Topin e Artë”, ka bërë që këtë kësaj here të jepen të ndarë.

Redaksia Online
XH.K/Shqiptarja.com